E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi në Francë: Qeveria goditi fort krimin dhe korrupsionin



Shqipëria është e angazhuar në përmbushjen e standardeve demokratike, pjesë e rëndësishme e të cilave është edhe lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimit ekonomik. Duke folur në Forumin e Krans Montanës për krimin transnacional, Presidenti Bamir Topi theksoi se një rëndësi e veçantë i është kushtuar jo vetëm miratimit të një kuadri ligjor bashkëkohor, por edhe institucionalizimit të bashkëpunimit të agjencive të specializuara vendase dhe të huaja. “Të ndërgjegjshëm se ky fenomen është rajonal dhe global, ne e kemi shtrirë bashkëpunimin me vendet e Evropës Juglindore në këtë thellim të punës me strukturat e agjencive informative të sigurisë, strukturat e policisë e prokurorisë së vendeve të rajonit. Po ashtu, kemi marrë masa për menaxhimin e integruar të kufijve, monitorim të transaksioneve financiare të dyshimta, evidentim dhe goditje të formave të korrupsionit”, - u shpreh Topi. Forumi i Krans Montanës që nisi dje në pallatin e Asamblesë Kombëtare në kryeqytetin francez ka si temë “Bota pas G-20-s, qeverisja globale dhe lufta kundër krimit transnacional”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›