Withers: “Politika të gjejë rrugën e bashkëpunimit”
Ambasadori amerikan, John Withers, i ka bërë sërish apel politikës shqiptare të bashkëpunojë, duke deklaruar se bashkëpunimi sjell qetësi në vend. I pranishëm në ceremoni të organizuar në qytetin e Elbasanit, ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë u shpreh se është e nevojshme që politika të bashkëpunojë në mënyrë që të sjellë qetësi në vendin tonë. “Politika të gjejë rrugën e bashkëpunimit, pasi kjo rrugë sjell qetësi në vend”, - ka deklaruar ambasadori Withers. Deklarata e tij për situatën politike në vend u bë gjatë ceremonisë së betimit të Korpusit të Paqes. Deklarata e ambasadorit vjen në kohën kur Shqipërisë i janë vënë në dispozicion dy javë për zgjidhjen e ngërçit politik në vend.
28 Maj 2010