Komisionerët, 6 muaj deri dy vjet burg për ata që cenojnë zgjedhjet
KQZ-ja shpërndan udhëzimet për komisionerët dhe i njeh me sanksionet. Braktisja e detyrës dhe tjetërsimi i rezultatit do të konsiderohen vepra penale
Shaban Sulçe
Të gjithë komisionerët që do të braktisin detyrën apo do të prishin procesin zgjedhor duke ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve do të dënohen nga 6 muaj burg deri në 2 vjet heqje lirie. Kodi Zgjedhor parashikon masa të ashpra në drejtim të komisionerëve, të cilët i detyron që të respektojnë nenet e Kodit dhe mbi të gjitha standardet e procesit zgjedhor. Gjatë këtyre ditëve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, së bashku me materialet zgjedhore, u ka dërguar komisionerëve edhe udhëzimet që mban Kodi Zgjedhor, si dhe rregullat që ata duhet të respektojnë gjatë procesit të zgjedhjeve. Komisionerët janë njohur gjithashtu edhe me sanksionet që parashikon ligji në rast se ata dëmtojnë zgjedhjet. Braktisja e detyrës apo veprimet e tyre, të cilat ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve, do të dënohen ashpër dhe do të përbëjnë vepër penale. Veprimet në fjalë do të dënohen jo vetëm me gjoba, por edhe me burgim nga 6 muaj deri në 2 vjet.
Sanksionet
Sipas legjislacionit, veprimet e komisionerëve, të cilat kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve, do të përbëjnë kundërvajtje penale dhe për këtë ata do të dënohen me burgim nga 6 muaj deri në 2 vjet. Gjithashtu, Kodi parashikon të njëjtën masë dënimi edhe për braktisjen e detyrës nga ana e komisionerëve pa shkaqe të ligjshme. “Braktisja e detyrës, pa shkaqe të ligjshme, nga anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve, nga anëtarët e grupeve të numërimit apo vëzhguesit përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose heqje lirie nga 6 muaj deri në 2 vjet”. Gjithashtu do të quhet një vepër penale dhe do të dënohet me burgim edhe rastet nëse anëtarët e komisioneve të qendrave të votimit do të lejojnë një zgjedhës që të votojë më shumë se një herë, apo të votojë në emrat e zgjedhësve të tjerë. “Anëtarët e KQV-së, që kanë lejuar një zgjedhës të votojë më shumë se një herë ose në emër të zgjedhësve të tjerë, mbajnë përgjegjësi penale, në përputhje me Nenin 248 të Kodit Penal, me përjashtim të rastit të parashikuar në Nenin 108 të këtij Kodi”, - vijon rregullorja për komisionerët e hartuar mbi bazën e Kodit Zgjedhor.
Gjobat
Kodi Zgjedhor parashikon vendosjen e një morie gjobash në rast se komisionerët e qendrave të votimit apo të grupeve të numërimit të votave do të shkelin dispozitat e Kodit dhe do të dëmtojnë procesin zgjedhor. Kështu, anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve ose personat e ngarkuar me detyra, në rast se shkelin procesin, por jo me një vepër që konsiderohet vepër penale, ata do të gjobiten me shumën nga 3 000 deri në 90 000 mijë lekë. “Shkeljet e tjera të dispozitave të këtij Kodi, kur nuk përbëjnë vepër penale, dënohen me gjobë nga 1 000 deri në 2 500 lekë. Shkelja e rregullave të përcaktuara në nenet 34 dhe 41 të Kodit, përkatësisht nga sekretari i KZAZ-së ose KQV-së, dënohet me gjobë nga 30 000 deri në 60 000 lekë, ose me burgim deri në 6 muaj”, - thuhet në Kodin Zgjedhor.
Meta: “Qytetarët të votojnë të lirë, askush nuk do të mund të cenojë zgjedhjet”
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të marrin pjesë në procesin zgjedhor të sotëm, të shprehin vullnetin e tyre të lirë dhe të injorojnë çdo formë presioni që tenton të devijojë vullnetin e tyre. Kreu i LSI-së tha se askush nuk do të mund të prekë dhe të cenojë standardet e këtyre zgjedhjeve, të cilat janë shumë të rëndësishme për integrimin e Shqipërisë. Meta zbuloi gjithashtu rrjetin e ngritur nga LSI-ja, i cili përbëhet nga vëzhgues dhe komisionerë, të cilët në bashkëpunim edhe me partnerët ndërkombëtarë, do të denoncojnë çdo episod që tenton manipulimin e zgjedhjeve. “Network-u i ngritur nga LSI-ja, posaçërisht për ndjekjen, monitorimin dhe denoncimin e parregullsive ku përfshihen rrjeti i vëzhguesve dhe komisionerëve, si dhe grupet e posaçme të ngarkuar për ketë qëllim, në bashkëpunim me konsulentët dhe partneret tanë ndërkombëtarë, fillojnë sot pasdite në orën 18:00 operimin në eficiencë të plotë, deri në shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve. Gjej këtë rast për t’u bërë thirrje gjithë strukturave të LSI-së dhe çdokujt tjetër të angazhuar në procesin zgjedhor të veprojnë me përgjegjësi të lartë qytetare dhe të kuptojnë rëndësinë historike të këtyre zgjedhjeve. U bëj thirrje qytetarëve të shkojnë të votojnë, të shprehin vullnetin e tyre të lirë, duke injoruar çdo presion që mund t’u bëhet për të tjetërsuar vullnetin e tyre. Ata duhet të denoncojnë çdo parregullsi në procesin e votimit te përfaqësuesit dhe vëzhguesit e LSI-së dhe ata ndërkombëtare, që janë aty për të ruajtur të drejtën e votës së lirë, për të ruajtur rregullsinë dhe standardet e këtyre zgjedhjeve”, - tha kreu i LSI-së, Ilir Meta.
PS: Votuesve tanë në Kukës u janë hequr emrat nga listat e zgjedhësve
Shtabi Elektoral i Partisë Socialiste në rrethin e Kukësit ka shprehur shqetësimin nisur nga fakti se është zbuluar se nga listat përfundimtare të zgjedhësve janë hequr emrat e votuesve dhe anëtareve të Partisë Socialiste. Disa prej personave që u është hequr emri nga listat janë edhe komisionerë të PS-së në qendrat e votimit. Për këtë problem askush nga KZAZ-ja e Kukësit nuk ka pranuar të prononcohet. Heqja e emrave është zbuluar dje në mëngjes, pas ankesave të disa prej komisionerëve të PS-së, të cilët nuk e kanë emrin në listat përfundimtare të votuesve që KZAZ-ja do t’u dërgojë qendrave të votimit. Ky problem është identifikuar në komunat Surroj, Bushtricë, Bicaj, Topojan dhe në qytetin e Kukësit. Ismail Musa është kryetar i Partisë Socialiste për fshatin Surroj dhe jep detajet e parregullsive të konstatuara. “Në listat përfundimtare që kemi marrë nuk ekzistojnë komisionerët e tre qendrave të votimit. Të gjithë këta persona janë përkrahës të PS-së”, deklaron Musa. Ndërsa Xhelal Vata, komisioner i PS-së nga fshati Surroj thotë se përveç emrit të tij janë fshirë nga lista edhe emrat e pjesëtarëve të tjerë të familjes. Drejtuesit e PS-së në Kukës kanë njoftuar edhe OSBE/ODIHR-in për këto parregullsi.
28 Qershor 2009