E Diel, 1 Nëntor 2026

Withers: Të rinjtë janë e ardhmja që do të çojë Shqipërinë drejt zhvillimit

Ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, John L. Withers vizitoi sot paradite ambientet e shkollës 9 vjeçare “Naim Frashëri” në qytetin jugor të Gjirokastrës, një institucion me infrastrukturë moderne në procesin e mësimdhënies. “Ju jeni e ardhmja që do ta çoni këtë vend drejt zhvillimi bashkëkohor, aq të domodoshëm për këtë vend”, është shprehur diplomati i lartë amerikan për nxënësit  e kësaj shkolle. Ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, zoti John L. Withers, ka hkëmbyer edhe disa dhurata simbolike me drejtuesit e shkollës. Ndërkohë nxënësit i kanë dhuruar ambasadorit një fotografi me pamje nga shkolla e tyre. Gjatë vizitës, drejtori i shkollës, Arben Rexha e njohu ambasadorin amerikan me ndryshimet që ka pësuar këto vite arsimi, sidomos në rajonin jugor. “Përpara tre vjetësh, godina e kësaj shkolle ka qenë thuajse e dëmtuar por falë financimit të buxhetit të shtetit, ajo është kthyer në simbol në të gjithë rajonin jugor”, u shpreh Rexha.  Gjatë ditës së djeshme ambasadori i SHBA, në Shqipëri ka marrë pjesë në inagurimin e “Zyrës së Informacionit”, pranë gjykatës së Apelit në Gjirokastër, si dhe ka ndjekur në mbrëmje një shfaqe të organizuar nga fëmijët e shkollës 9-vjecare “Naim Frashëri” të këtij qyteti.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›