E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria: Isufaj të rrijë 45 ditë në qeli

  Organi i akuzës së kryeqytetit kërkon kohë për riekspertimin e armës së vrasjes së Pirro Koçiut

TIRANË- Pas përplasjes me policinë, për arrestimin e Arben Isufajt, Prokuroria e Tiranës rinovon kërkesën për masë sigurie, duke i kërkuar gjykatës ta lërë atë 45 ditë në qeli. Në Gjykatën e Tiranës janëparaqitur si prova materiale ato shkresa të cilësuara vetëm pak ditë më parë si të pavlefshmenga Gjykata e Lartë. Gjithashtu, pjesë e kësaj kërkese për vleftësim mase, prokurori i çështjes ka administruar në dosje dy shkresa, të cilat provojnë se ekspertët shkencorë të Policisë së Shtetit kanë marrë në riekspertim armën e gjetur në vendin e ngjarjes dhe gjurmët e gishtave në këtë armë. Po ashtu, sipas këtyre burimeve mësohet se gjatë këtij afati 45- ditor, ekspertët e policisë së shtetit do të nxjerrin përfundimet në lidhje me praninë e shenjave të Isufajt në armë apo jo. Gjithashtu, mësohet se po gjatë kësaj periudhe, Prokuroria e Tiranës do të kërkojë me anë të letër- porosisë ardhjen e përgjigjes zyrtare nga laboratori i kriminalistikës në Londër, të cilët kanë kryer akt-ekspertimin daktilografik të gjurmëve të gishtave, të gjetura në armën e vrasjes së Pirro Koçiut në vitin 2002. Mësohet po ashtu se dosjes i është bashkuar në mungesë të vendimit të zbardhur të Gjykatës së Lartë, shkresa e kryeprokurores Ina Rama që nënvizon faktin se ndaj shtetasit Arben Isufaj është prishur masa e sigurisë “arrest me burg” nga kjo gjykatë, vetëm pak ditë më parë. Sipas burimeve nga prokuroria, shqyrtimi i rekursit të shtetasit Arben Isufaj është bërë nga Gjykata e Lartë më 13 maj të këtij viti dhe vetëm me datë 4 qershor është dhënë vendimi, ku prish masën e sigurisë të dhënë nga dy shkallët e gjyqësorit me “arrest me burg”. Tashmë, i mbetet gjykatës së Tiranës të vendosë për fatin e mëtejshëm të të njohurit si Ben “Qimja”. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›