E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wolfsburg, opsion për Oliçin

Sulmuesi i Bayern Munichut, Ivica Oliç ka pranuar se mund të jetë i interesuar për transferim te rivali i Bundesligës, Wolfsburg.

Reprezentuesi kroat ka humbur statusin e titullarit në Allianz Arena dhe nuk ka qenë në formacionin bazë për asnjë ndeshje të deritashme në Bundesligë.

32 vjeçari ka insistuar se do të largohet nga klubi nëse në ndërkohë nuk ndryshojnë gjërat. “Wolfsburg është opsion. Nuk jam i lumtur, këto janë ditë të vështira” tha Oliç për Kicker. Ai iu bashkua Bayernit nga Hamburg më 2009.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›