Ther ish-kunatin, burgos të bijën
12/12/2011 Seri ngjarjesh në Itali me protagonistë shqiptarë
ITALI- Një sërë ngjarjesh ndodhën dje në shtetin fqinj, ku protagonistë ishin shqiptarët. Kështu, në Rapalo u arrestua babai shqiptar 37 vjeç, që robëroi vajzën e tij 12-vjeçare. Ata prej vitesh e trajtonin në robëri vajzën e tyre duke e izoluar dhe duke e ushqyer me mbeturina dhe e linin të flinte përtokë. Si pasojë e abuzimit të vazhdueshëm, siç bëjnë të ditur burimet policore, vajza nuk është në gjendje të flasë dhe as të shqiptojë emrin e saj. Sakaq, një shtetase shqiptare 53 vjeçe, në Firence ka kryer vetëvrasje kur u hodh nga vagoni i trenit. Ajo dyshohet se kishte probleme me depresionin. Ngjarja tjetër ka të bëjë me një shtetas shqiptar i kapur me 220 mijë euro edhe një armë zjarri automatike, Skorpion. Shtetasi me iniciale A.D, 31 vjeç, akuzohej se shfrytëzonte vajza si prostituta. Një shtetas shqiptar ka gjetur vdekjen në Itali pas një aksidenti në punë. Djali me iniciale H.A, 29 vjeç, ka rënë nga një lartësi prej mbi 5 metra. Ngjarja ka ndodhur gjatë procesit të punës në një ndërtesë e cila u shemb pjesërisht gjatë ndërtimit. Ndërkaq, minorenia italiane 16 vjeçe, e detyruar nga prindërit e saj e abortoi fëmijën që e kishte me një shqiptar 18 vjeç. Ngjarja tjetër është tepër e rëndë, pasi një shqiptar 35 vjeç theri me thikë ish-kunatin e tij 31 vjeç, vetëm se ai po mbronte motrën, kur ish-bashkëshorti i kërkonte të riktheheshin bashkë pasi ishin ndarë. Masakra ndodhi të shtunën në darkë në Pisa. Autori u vu në pranga menjëherë.