E Shtunë, 31 Tetor 2026

Worfarth: Ngjarjet pas 21 janarit duhet analizë ligjore

TIRANE- “Asnjë person nuk është mbi ligjin. Të gjithë duhet të jenë të barabartë para tij”- Apeli është përsëritur 2 herë nga ambasadori i OSBE-së Eugen  Wollfarth në një deklaratë të shkurtër që ai bëri sapo doli nga ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, ku zhvilloi një takim me kryeprokuroren Ina
Rama.

Ambasadori Wollfarth për gazetarët shpjegoi takimin me faktin se “Kemi mandat te takohemi me Institucionet …dhe se shteti i se drejtës është i rëndësishëm në të gjitha proceset”

“Që nga janari 2011 kanë ndodhur ngjarje të rëndësishme dhe disa prej tyre kanë nevojë për analizë ligjore dhe intepretim ligjor. Ky është proces i rëndësishëm dhe prokuroria po punon në këtë proces”- theksoi ambasadori i OSBE, ndërsa nënvizoi se “E rëndësishnme është që asnjë person nuk është mbi ligjin dhe të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit”

Ambasadori vuri theksin gjithashtu dhe tek roli transparent i medias në këtë proces zgjedhor.

“Shoh qe po bëhet një pune profesionale. E rëndësishme është që institucionet të punojnë në mënyrë të pavarur” dhe “E rëndësishme është që të vazhdojë të ketë transparencë nga media sa i përket procesit zgjedhor

Duke iu referuar asaj cka po ndodh në KQZ, Wollfarth tha se “është e nevojshme që KQZ të punojë në mënyrë të pavarur e pa ndërhyrje dhe të jetë një punë e bazuar vetëm në ligj.

"Përsëris- tha Wollfarth- askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe të respektojë ligjin, punën e institucioneve dhe policisë"
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Worfarth: Ngjarjet pas 21 janarit, duhet analizë ligjore

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›