Ndotja e mjedisit, në Elbasan vazhdon mallkimi i Metalurgjisë
Elbasan- Edhe pse organizatat në mbrojtje të mjedisit kanë tundur prej kohësh këmbanat e alarmit për ndërgjegjësimin dhe reflektimin e instancave shtetërore në mbrojtje të mjedisit, gjendja në qytetin e Elbasanit ende vazhdon të jetë e njëjtë.
Firmat e pakta që zhvillojnë aktivitetin e tyre në ish-kombinatin metalurgjik në Elbasan duket se edhe pas paralajmërimeve dhe kërkesave të vazhdueshme për vënien në funksionim të filtrave pastrues të ajrit, sërish abuzojnë duke mos i vënë në funksionim ato.
Elbasani vazhdon te jetë në krye të listës së zezë, përsa i përket ndotjes së mjedisit si pasojë e zhvillimit të industrisë së rëndë në këtë qytet. Por akoma më alarmante situatën e bëjnë shifrat që vijnë nga zyrat e informacionit shëndetësor të cilat e vënë theksin tek shtimi i numrit të personave të prekur me kancer nga viti në vit.
Sipas këtij institucioni, gjatë vitit që lamë pas numri i të prekurve me kancer ka shkuar në 200, ndërkaq duke bërë një mesatare me një vit më parë është vënë re se shifrat kanë pësuar një rritje me 5 persona më shumë gjatë këtij viti.
Zona që e vuan më shumë frikën me vdekjen është Komuna e Bradasheshit që ndodhet mu në zemër të një prej zonave më të ndotura në vend dhe vetëm 5 km larg Elbasanit. Banorët nën zë pranojnë se firmat që ushtrojnë aktivitetin e tyre pak metra larg shtëpive që ata jetojnë, nuk i vënë në funksionim filtrat pastrues.
Për shkak se ushtroj një aktivitet privat dhe më duhet të kthehem në shtëpi në orët e vona të natës, e shoh me sytë e mi mjergullën e tymit që e mbulon Bradasheshin gjatë natës dhe madje e kam të vështirë të mar frymë – shprehet Iliri, banor i kësaj komune.
Pyetjes së gazetës IDEA nësë i vënë apo jo në funksionim filtrat e ajrit zyrtarë të firmës KURUM e cila ushtron prej vitesh aktivitetin e saj në qytetin e Elbasnit, refuzuan t’i përgjigjen.
Ndërkaq Hekurani një tjëtër banor i vjetër në komunën e Bradasheshit i cili është i punësuar prej vitesh në një prej këtyre firmave tregon se ai di që filtrat janë vendosur dhe gjatë ditës vihen në funksionim por ajo që ai të lë të kuptosh është e qartë teksa ai te thote: Unë nuk e di se cfar bën firma gjatë kohës që unë jam në gjumë.
Përgjëgjësi bien edhe mbi komunën e cila nuk i ka përfaqësuar siç duhet shqetësimet e vazhdueshme të banorëve për të bërë një jetë sa më normale dhe për të marrë frymë lirisht.
Gazeta IDEA ishin në komunën e Bradasheshit për të takuar kryetarin e kësaj komune z.Sabri Sallaku, por impenjimet e bënë të pamundur takimin.
Duke pritur që ajri i ndotur të mos i bëj më personazhe të çudirave të ndodhura në këtë qytet si viçi me dy kokëapo pula me katër këmbë këta njerëz vazhdojnë jetën e tyre duke ju lutur zotit që vdekja të mos i marrë më shpejt seç duhet. Thirrjet e tyre për ndihmë duket se po shuhet dalë- ngadalë dhe sëmundjet e trashëguara prej vitesh prej ajrit që thithin po i bëjnë të heshtin përgjithmonë.
