E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha në avantazh, nis numërimi në njësinë 5

UPDATE- Pas disa oreve pushim ka nisur procesi i numerimit ne njesine numer 5. Ne kete njesi kane mbetur edhe 16 kuti per tu numeruar, ndersa me perfundimin e procesit pritet edhe shpallja e fituesit per bashkine e Tiranes. Mesohet se procesin e numerimit ne kete njesi jane duke e ndjekur nga afer, ambasadori i OSBE-se, Eugen Wollfarth dhe ambasadori danez.

Kandidati Alancës për qytetarin. Lulzim Basha vazhdon kryesimin për bashkinë e Tiranës.

Basha nga 462 kuti të numëruara, nga 485 qe ka bashkia e Tiranes, ka marrë 119 632 vota, kundreht 11 8711 vota të marra nga kandidati i Aleancës për të ardhmen, Edi Rama.

Basha mori kryesimin në kryeqytet në orët e parë të mëngjesit të nje dite me parae, duke e mbajtur atë në vazhdimësi.

Numërimi i votave në Tiranë ka hyrë sot në ditën e peste për të nxjerrë rezultatin nga 330 mijë vota afërsisht dhe kjo ka befasuar edhe vëzhguesit e huaj, të cilët gjatë gjithë natës nuk janë larguar nga qendrat e numërimit, dhe madje kanë shtyrë qëndrimin e tyre edhe dy javë të tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›