E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xavi: Isha afër kalimit në Milan

Njëshi i Barcelonës, Xavi Hernandez, thotë se ai ka qenë shumë afër t`i bashkohet Milanit në fillim të karrierës së tij.

Dhe mesfushori spanjoll tani shpreson që ta përfundojë të gjithë karrierën e tij në Nou Camp.

“Ishte një kohë kur kisha një ofertë të rëndësishme nga Milani kur isha 18-vjeçar dhe në të vërtet ishte Barca që vendosi se unë duhej të qëndroja. Unë doja të fitoj këtu dhe jam shumë i lumtur që zgjodha të qëndroj te Barcelona”, ka thënë Xavi.

I pyetur nëse ndonjëherë do të mund t`i bashkohej Real Madridit, ai ka shtuar: “E dua Barcën dhe nuk do të isha i lumtur te Real Madridi”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›