Moratti: Shitja e Ibras, biznesi më i mirë që kam bërë

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, nuk është penduar për shitjen e Zlatan Ibrahimoviç te Barcelona.
Suedezi shtatlartë tani aktivizohet për rivalin lokal të Interit, Milanin, pasi u kthye në Itali gjatë verës.
“Nuk e kam ndryshuar mendjen. Shitja e Ibrahimoviç te Barcelona ka qenë puna më e mirë që kam bërë. Pse? Sepse Samuel Eto`o është përfshirë në marrëveshje”, ka thënë Moratti.