Garido: “Spanja e mbështet zgjerimin e BE-së”
Autori i Lajmit: Redaksia
Zgjerimi i BE-së do të jetë prioritet edhe gjatë kryesimit të ardhshëm gjashtëmujor spanjoll. Madridi mendon se zgjerimi është pjesë e strukturës themelore të Unionit, dhe këtë e thotë ministri spanjoll për çështje Evropiane, Diego Lopez Garido. “Zgjerimi edhe deri më tani ishte prioritet i secilit kryesim me Unionin, e ashtu do të mbetet edhe gjatë udhëheqjes spanjolle”, - thekson Garido. "Spanja është vend i orientuar evropian. Zgjerimi është pjesë e politikës sonë. Ne mendojmë se BE-ja me Serbinë, Kroacinë apo Turqinë në suaza të bashkësisë mund të jetë vetëm më e fuqishme, e jo më e dobët", - thekson Garido, në një transmetim për radion gjermane Deutsche Ëelle. Megjithatë, ai nuk bie dakord me tezat që disa diplomatë të BE-së thonë se zgjerimi është politika më e mirë e jashtme evropiane. Sipas tij, këtu nuk bëhet fjalë për politikë të jashtme, por për marrëdhënie me vende të cilat një ditë do të mund të jenë pjesë e Unionit. "Zgjerimi është pjesë e bazës së Evropës, dhe pjesë e strukturës themelore të BE-së. Nëse jeni vend demokratik dhe i përmbushni kriteret e Kopenhagenit, mund të kërkoni pranim në BE. Ky është ligji. Më pas, edhe EB-ja edhe Spanja besojnë në sundimin e së drejtës", - thotë Garido. Ai vlerëson se Ballkani Perëndimor ka perspektivë të mirë. Disa vende tashmë kanë status të kandidatit, ndërsa pritet që ai numër, gjatë kryesimit spanjoll, të rritet.
Ky lajm është publikuar: 16/12/2009