Paralajmërimi Ambasadorët: "Mungesa e dialogut rrezikon integrimin në BE"
Autori i Lajmit: Suela Topi
Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian vihet në rrezik të madh pas mungesës së dialogut mes dy forcave kryesore politike. Pohimi paralajmërues është theksuar edhe më fort nga ambasadorët ndërkombëtarë. Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Robert Bosh, por dhe ambasadori holandez, Hendrik van Den Dol gjatë prezantimi të një projekti antikorrupsion në Bashkinë e Kamzës kanë theksuar se duhet të gjendet sa më shpejt kompromisi dhe të nisë dialogu. Sipas tyre, situata politike po kalon në një krizë reale dhe për këtë janë përgjegjëse të dyja palët, si mazhoranca qeverisëse ashtu dhe opozita. Më tej ata kanë theksuar nevojën për të luftuar korrupsionin, i cili, sipas tyre, është një problem mjaft serioz.
Deklarata
Van Den Dol ka informuar dje se Bashkimi Evropian po përgatit një raport nëse Shqipëria do të marrë statusin e kandidatit, ndërsa shtoi se ai nuk ka për të qenë aspak pozitiv nëse situata politike mbetet kështu siç është. “Kjo është e keqe për çdo shqiptar, qoftë socialist a demokrat. Por duket se koha po mbaron dhe kjo do të thotë se kundërshtarët kryesorë të ulen në një tavolinë, të flasin me njeri-tjetrin. Në fillim PD dhe PS të përcaktojnë axhendën se për çfarë duhet të flasin, pa asnjë sugjerimin tonë. Presim që zgjidhja të mos vonojë. Ska rëndësi se kush e hedh hapin. Të dyja palët kanë manovruar në mënyrë të tillë sa e kanë vënë veten në pozitë të sikletshme që e bën të vështirë daljen. Por sështë e thënë që të ulen kryeministri dhe kryetari i opozitës. Mund të fillojë me njerëz të besuar të tyre, por të fillojë”, - tha ambasadori i Holandës në Tiranë. Edhe ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Robert Bosh, i qëndroi së njëjtës linjë arsyetimi duke pohuar se deri tani nuk ka asnjë shenjë pozitive në drejtim të dialogut dhe se apeli i bërë nga ndërkombëtarët nuk është dëgjuar. “Është shumë e rëndësishme të ruhet pavarësia e institucioneve, e që të mos ketë asnjë lloj presioni nga qeveria mbi institucionet e pavarura kushtetuese dhe që ligji të bëjë punën e vet pa asnjë lloj ndërhyrjeje. Javën e kaluar u kemi kërkuar të dyja palave ta moderojnë pak gjuhën, që të afrohen pak te njëri-tjetri, të bëjnë hapin e parë drejt njëri-tjetrit. Por deri tani këto këshilla shohim se nuk janë marrë parasysh”, - deklaroi ambasadori Bosh. Ai shtoi se për të arritur në dialogun e nevojshëm duhet bashkëpunim nga të dyja palët. “Duhen dy për të kërcyer tangon dhe janë tre hapat kryesore që duhen ndjekur si nga opozita, ashtu dhe nga maxhoranca. Hapi i parë, duhet të komunikoni rregullisht me partnerin, përndryshe mund ti shkelësh këmbën. Pra është koha për dialog më të madh. Hapi i dytë, duhet të dëgjosh me dashamirësi dhe të vësh re të metat e partnerit, ka ardhur koha e kompromisit. Hapi i tretë, që të vazhdosh të kërcesh gjatë, duhet të flitet me njëri-tjetrin, madje dhe duke pëshpëritur në takime informale. Është koha për të folur me ton më të qetë e me gjuhë më të zbutur. Kompromisi duhet të vijë nga të dy palët. Ku ka dëshira, ka një rrugëzgjidhje. Tani është momenti që palët të bëjnë një hap drejt njëri-tjetrit”, - tha ambasadori i OSBE, Robert Bosh. Një problem tjetër i dëmshëm për perspektivën integruese të Shqipërisë, sipas ambasadorëve, është dhe korrupsioni. Sipas Van den Dol ai shkon deri në nivele të larta politike dhe situata nuk është përmirësuar gjatë viteve të fundit. Ambasadori holandez i bëri apel qeverisë shqiptare që të marrë masa për uljen e nivelit të korrupsionit i cili cenon integrimin e Shqipërisë në BE. “Korrupsioni është problem serioz, endemik që varion nga korrupsioni i vogël deri tek ai në nivelet më të larta politike. Situata gjatë viteve të fundit nuk është përmirësuar. Progres-raporti për këtë vit bëri komente negative për nivelin e korrupsionit në Shqipëri. Madje në raportin e Transparency International, Shqipëria ra 10 vende më poshtë. Kjo është një gjë shumë serioze, është një gjë shumë e keqe për Shqipërinë, një gjë shumë e keqe për aspiratat e saj integruese. Situatën aktuale në Shqipëri e shohim shumë problematike. Një demokraci që nuk funksionon nuk është një biletë për Bashkimin Evropian”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 16/12/2009