Xhaçka: Prifti braktisi digat për pushime
“Teksa niveli i ujit në kaskadat e hidrocentraleve të vendit tejkalonte nivelin dhe normat maksimale të lejuara dhe teksa përgatitej hapja e portave për shkarkimin e ujit që në mënyrë të paevitueshme do të sillte përmbytjen e veriut të vendit, pikërisht në këto momente njeriu përgjegjës për menaxhimin e kësaj situate zgjodhi të braktiste detyrën dhe të shkonte për pushime. Teksa banorët përballeshin me fundjavën e tmerrit Ministri Prifti shijonte fundjavën e luksit”, tha Xhaçka. Ajo shtoi se Prifti reagoi me cinizëm, në një kohë që pritej dorëheqja e tij.