Xhafa, 51 vjeç në grevën e urisë

TIRANË- Ndoshta asnjëherë nuk e ka menduar që 51 vjetorin e ardhjes në jetë duhet ta kremtonte në situatën më të pazakontë të jetës së tij. Jo vetëm që është përfshirë në një ndër kauzat më të rëndësishme të opozitës, por tashmë prej 17 ditësh lufton me urinë në emër të transparencës së zgjedhjeve parlamentare.
Dhe në emër të kësaj kauze, jo vetëm që është gati të vetësakrifikohet, por edhe të heqë dorë nga disa kënaqësi, siç është ajo e kremtimit të ditëlindjes. Kjo ka ndodhur me deputetin e Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj. Dje ai ka festuar ditëlindjen në mënyrë të pazakontë në çadrat e grevës së urisë përballë kryeministrisë.
Në fakt nuk ka qenë ndonjë festë, ashtu siç ka kremtuar deri më tash të 50-at e tij, por gjithësesi ky fakt i ka dhënë gjallëri çadrës ku vazhdojnë të jenë të ngujuar simpatizantët dhe deputetët e partisë Socialiste. I pari që i ka uruar ditëlindjen deputetit Xhafaj ka qenë lideri socialist Edi Rama. Në orët e para të paradites së djeshme, Rama i ka dhuruar edhe një buqetë të madhe me lule.