Xhafaj: Ligj per Kuvendin, pastaj per Presidentin
Partia Socialiste, si propozuese e nje ligji organik per Presidentin dy vite me pare, eshte dakord me nismen me te fundit te PD-se, por me kushtin qe te nise puna per hartimin e nje ligji per funksionimin e Kuvendit. Propozimi eshte bere dje nga Sekretari per Ceshtjet Ligjore dhe Koordinimin ne PS, Fatmir Xhafaj, gjate nje bashkebisedimi me gazetaret. "Do te duhet qe te propozojne nje ligj organik, jo vetem per institucionin e Presidentin por edhe per institucionin e Kuvendit, legjislativin", u shpreh deputeti i PS-se. Xhafaj e ka quajtur te dyshimte nismen e PD-se per kreun e shtetit, duke u shprehur se pas saj fshihen qellime politike, madje dhe probleme te brendshme te Partise Demokratike. Duke u ndalur ne problemi e funksionimit Gjykates Kushtetuese, Xhafaj ka theksuar se kryetari, te cilit i ka mbaruar mandati, mund te vazhdoje detyren deri ne zevendesimin e tij. Xhafaj ka folur dhe per vonesat ne hartimin e reformes zgjedhore, duke shtuar se eshte me emergjente zbardhja e problemeve me zgjedhjet e kaluara, per te kuptuar momentet ku nuk funksionoi procesi.. "Per ne nuk mund te kete reforme pa u zbardhur e verteta, cilat jane problemet, pse kane ardhur keto probleme dhe cfare duhet bere per te mos i patur me ato probleme", u shpreh ai.
Ka patur perplasje ditet fundit midis Presidentit dhe PD-se. Sipas PD-se, Presidenti ka shkelur Kushtetuten duke mos emeruar kreun e Gjykates Kushtetuese. Ne fakt nga kendveshtrimi i PS ka shkelje kushtetuese? A kemi nje ngerc ne Gjykate Kushtetuese per sa kohe kreut te saj i ka mbaruar mandati?
Se pari me duhet te them qe ky eshte nje sulm me frymezime dhe me qellime te percaktuara politike. Eshte goditja e radhes nga "jeniceret" e perdorur te pallatit blu, nga goditjet e tyre te pa principata ndaj institucioneve kushtetuese, institucioneve te pavarura. Jane, ne vleresimin tim, te njejtet individe qe kane pranuar vullnetarisht te perdoren si jenicere te fjales dhe qellimit te keq, ne luften ndaj institucioneve kushtetuese dhe institucioneve te pavarura. Pse eshte e padrejte dhe nuk ka nje baze te qendrueshme politike, morale dhe legale ky sulm qe i behet institucionit te Presidentit per ceshtjen ne fjale? Mendoj se eshte i turpshem gjithe ky arsyetim qe behet, per nje arsye shume te thjeshte. Kane kaluar dy muaj nga mbarimi i mandatit te kryetarit te Gjykates Kushtetuese. Ishin te gjitha mundesisht qe keta eksperte, keta juriste, keta politikane te mazhorances te llogarisnin kohen e nevojshme qe duhej per te bere nje veprim te tille. Pse pikerisht u la dy muaj pa thene asnje fjale, pa asnje lloj reagimi? U la pikerisht pasi ishte mbyllur sesioni parlamentar, jo rastesisht ne vleresimin tone. Kjo sepse perkon, se pari, me momentin e reagimit te Presidentit ndaj ligjit te SHISH-it dhe faktit se ai la te kuptohej se nese ky ligj do te miratohej, ai do ta kthente mbrapsht. Se dyti, lidhet me faktin se jane kthyer disa kandidatura dhe nuk jane pak, ne Gjykaten Kushtetuese jane vetem 4 kandidatura per t'u risjelle ne Parlament. Pra eshte edhe nje lloj paralajmerimi per to. Mund te jete edhe nje lufte e brendshme qe mund te kete dhe ka PD. Kjo nga njera ane. Nga ana tjeter, eshte e palogjikshme, sepse nuk ka asnje pengese ne funksionimin e Gjykates Kushtetuese. Kryetari i Gjykates Kushtetuese eshte nje figure administrative ne drejtimin e Gjykates Kushtetuese. Sic ndodh ne cdo organ administrativ, ai nuk mund te largohet pa ardhur zevendesuesi. Pra ka vazhdimesi ne veprimin administrativ te Gjykates Kushtetuese. Ajo qe duhet te shqetesonte mazhorancen dhe cilindo eshte vakumi, problematika qe ka lidhur me emerimet ne Gjykaten Kushtetuese dhe ne Gjykaten e Larte. Por sic e thashe edhe njehere, kjo nuk behet ne funksion te nje qellimi per ta shendoshur punen ne Gjykaten Kushtetuese, por thjesht dhe vetem per te goditur per kete moment Presidentin e Republikes ne funksion te betejes politike, ne funksion te qellimeve e interesave qe ka dyshja Berisha-Topalli, per te konsoliduar pushtetin e tyre personal. Jo thjesht dhe vetem brenda mazhorances, sepse kjo eshte e ditur dhe eshte nje tregues i betejes brenda mazhorances, por edhe per te zgjeruar dhe forcuar pushtetin e tyre personal, ndaj institucioneve kushtetuese. Thjesht ne funksion te perpjekjeve per te kapur funksionimin e pushtetit te pavarur, pushtetit te drejtesise. Natyrisht edhe te gjitha vendimmarrjet lidhen dhe qe jane jashte kesaj dyshe. Ky eshte se paku ne kendveshtrimin tim personal.
Megjithate LSI dhe PD kane interpretuar se eshte e nevojshme nje ligj organik per menyren se si duhet te funksionoje institucioni i Presidentit. Nje propozim ky qe ne vitin 2008 eshte shtruar nga ju. A jeni dakord?
Pyetja eshte shume e drejte dhe konstatimi nga ana juaj. Dy apo rreth tre vjet me pare une kam artikuluar nje qendrim te tille, qendrim te cilit vazhdoj t'i qendroj. Por ne kontekstin e asaj qe eshte perdorur nga ana ime, qe ka qene domosdoshmeria e respektimit dhe zbatimit te Kushtetutes ne menyre qe ashtu sic eshte parashikuar ne Kushtetute, cdo organ kushtetues, institucion kushtetues te kete ligjin e vete te organizimit dhe funksionimit te tij. Ka qene nje deklarim ne funksion te nevojes per ta respektuar dhe zbatuar Kushtetuten nga njera ane. Nga ana tjeter e konceptuar brenda nje reforme teresore kushtetuese qe ne kemi artikuluar ne ato momente, qe kishte te bente me forcimin e konsolidimin e pavaresise se organeve, institucioneve kushtetuese te pavarura sic eshte sistemi i drejtesise dhe nje sere institucionesh te tjera. Pra ka qene ne funksion te forcimit pavaresise, te konsolidimit te rolit dhe funksionit te ketyre institucioneve. Jo ne funksion te qellimit te keq te kapjes se ketyre institucioneve, kjo eshte diferenca. Pyetja ime shtrohet, qe shkon ne logjike te pergjigjes se mesiperme, ku ishin tre vjet me pare keta zoterinj te mazhorances kur ne artikuluam nevojen per nje ligj te tille? Perse nuk reaguan e perse nuk e mbeshteten propozimin tone? Arsyeja eshte e thjeshte, ne ato momente ata vazhdonin ta konsideronin Presidentin e Republikes nenkryetar te PD. Kjo sepse perballe zonja Topalli ka pasqyren e saj. Sic e shikon veten perdite, jo si Kryetare e Kuvendit, por si nenkryetare e PD ne drejtimin e Kuvendit, ashtu e mendon edhe institucionin e Presidentit dhe cdo institucion tjeter te pavarur ne kete vend. Ishin te gjitha mundesite qe ta mbeshtesnin ne ato moment e ne funksion te atij qellimi qe ne e beme kete propozim. Por heshten sepse mendonin se do ta kishin nen kontroll institucionin e Presidentit dhe jo Presidentin ne vetvete, por vendimmarrjet e rendesishme qe ka ne dore Presidenti i Republikes. Ky propozim behet ne kete moment pikerisht per t'i ushtruar presion, eshte paralajmerim e gjitha per Presidentin e Republikes per hapat e metejshem qe ai do te hedh, eshte nje forme presioni. Ceshtja shtrohet, a duhet te kete nje ligj organik per institucionin e Presidentit? Ka praktika qe e kane nje ligj te tille. Kushtetuta jone e kerkon nje gje te tille e nuk ka arsye pse mos te kete. Por propozohet pikerisht nga keta njerez te cilet po tre vjet me pare e kishin te gjithe mundesine te reagonin ne emer dhe ne respekt te Kushtetutes. Te cilet kane nje Rregullore te Kuvendit qe e kane deformuar ne menyre te njeanshme, vete Kuvendi nuk ka nje organik qe do ta disiplinonte marredhenien e tij dhe ai do te drejtohej ne respektim te te gjitha paleve dhe ne funksion te forcimit te demokracise parlamentare, por sot eshte teresisht nen kontrollin, nen diktatin, nen dhunen e kartoneve te inspiruar nga kryeministri dhe te ekzekutuar nga nenkryetarja e PD, zonja Topalli. Para se zoterinjte e PD-se te flasin per nje ligj organik per institucionin e Presidentit, i cili ne parim nuk ka pse te kontestohet, duhet te kthejne mbrapsht ato qe kane bere ne Rregulloren e Kuvendit. Do te duhet qe te propozojne nje ligj organik, jo vetem per institucionin e Presidentit, por edhe per institucionin e Kuvendit, legjislativin. Ajo qe eshte me shume e rendesishme, ta shohin kete si pjese te nje reforme teresore kushtetuese, qe lidhet me fuqizimin e pavaresise se institucioneve kushtetuese ne respekt te ligjit dhe natyrisht ne funksion te nevojes per te thelluar reformen ne drejtesi. E cila vazhdon te mbetet nje retorike boshe ne gojen e kesaj mazhorance, ne gojen e Ministrit te Drejtesise dhe gjendemi sot perballe atyre kritikave aq te ashpra qe ka per pushtetin gjyqesor nga publiku dhe nga partneret.
Per pak kohe pritet qe Presidenti te dekretoje daten e zgjedhjeve te ardhshme lokale. A mendoni se ka kohe per nje reforme zgjedhore te ndershme, funksionale ne kete stad qe jemi?
E para ndershmeria nuk varet nga koha. Shpejtesia natyrisht eshte e rendesishme sepse sa me shume qe i afrohet dates se zgjedhjeve demton cilesine e vendimmarrjes. Por ne e kemi thene, e kane thene dhe partneret tane, kjo eshte e kushtezuar me hetimin parlamentar te zgjedhjeve te kaluara. Se paku per ne nuk mund te kete reforme pa u zbardhur e verteta, cilat jane problemet, pse kane ardhur keto probleme dhe cfare duhet bere per te mos i patur me ato probleme. Ne jemi te gatshem qe me kete logjike te ulemi e te ecim perpara. Ne te kundert ceshtja e imazhit te vendit eshte shume e diskutueshme, jo per fajin tone. Per fajin e zotit Berisha dhe per fajin dhe pergjegjesine e zonjes Topalli. Keta jane dy njerez qe kane marre peng te verteten, keta jane dy njerez qe kane marre peng demokracine ne kete vend. Ne duhet t'ua heqim nga duart te verteten dhe t'ia japim publikut, qytetareve te ketij vendi.