E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria mbulon Shqipërinë nga Athina

Ambasada

Republika arabe e Sirisë ka marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë, por nuk ka ambasador të akredituar në Tiranë. Diplomatja e Damaskut, Houda al Houmsi, ka rezidencën e saj në Athinë, nga ku mbulon edhe Tiranën. Në fund të vitit 2009, Damasku vendosi që të ngrejë nivelin e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë. Pas paraqitjes së letrave kredenciale tek Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ambasadorja siriane në Athinë ka marrë njohjen edhe si një ambasadore jorezidente e kësaj republike për Shqipërinë. Në tetor të 2009-s, ambasadorja siriane ka njoftuar se ka nisur nga puna konsullata e Sirisë në Tiranë dhe se konsull nderi është emëruar biznesmeni i njohur siriano-shqiptar Jahja Faravati. Mes Shqipërisë dhe Sirisë ka një histori prej më shumë se 60-vjeçare marrëdhëniesh dhe po ashtu një sërë marrëveshjesh dypalëshe e shumëpalëshe në fusha të ndryshme të jetës. Ndërkohë që në vitet e fundit ka ardhur në rritje jo vetëm interesi i shtetit sirian, por edhe i biznesit të këtij vendi për Shqipërinë.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›