Xhaferaj: Dash Pezes nuk i hiqet pronesia e shtepise-muze
Shtepia ku banon Dashamir Peza, sipas ministrit te Kultures, Ferdinand Xhaferaj, duhet te kaloje nen administrimin e Institutit te Monumenteve te Kultures, por kjo nuk nenkupton se cenohet pronesia e shtepise dhe e banuesit te saj. Ne nje prononcim publik diten e djeshme, kreu i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, sqaroi se ne vendin tone ka me dhjetera e qindra shtepi kulture qe kane pronare, e me ta marredheniet rregullohen shume normalisht, madje sipas Xhaferajt, "pronari jo vetem qe jeton normalisht ne ate banese, por ka te drejte te ftoje cilindo qytetar". Ndaj, pikerisht per debatin qe ngriti kjo ceshtje nga ana e deputetit te PS-se, Dashamir Peza, ai parashtroi dje disa argumente ne mbrojtje te veprimit per administrimin e saj. Ai tha se kjo shtepi ka vijuar te jete shtepi-muze, monument kulture e mbrojtur nga shteti, nderkohe qe ne vitin 2006 ka pasur nje propozim per ta hequr nga lista e monumenteve te kultures. "Ne vitin 2006, Edi Rama, per shkaqe te dyshimta, ne kundershtim me kushtetuten e vendit dhe ligjet per qeverine vendore, propozoi qe kjo shtepi-muze te kaloje ne inventarin e pronave ne pergjegjesi territoriale dhe administrative te Bashkise Tirane. Shtojme se qeveria ne asnje rrethane nuk mund te transferoje prona te nje bashkie apo komune, ne nje bashki apo komune tjeter. Nderkohe qe, propozimi per heqjen e shtepise-muze nga lista e monumenteve te kultures, nuk u legjitimua nga urdhri perkates qe del ne cdo rast te ngjashem", tha me tej Xhaferaj, duke shtuar se per keto arsye, MTKRS-ja propozoi rikthimin e shtepise-muze nen administrimin e Institutit te Monumenteve te Kultures dhe Drejtorise Rajonale te Kultures Kombetare, Tirane.
Kjo shtepi figuron monument kulture qe mbrohet nga shteti dhe nisur nga ky fakt, Xhaferaj thekson se me procedure rutine eshte kerkuar administrimi i saj, ka dale VKM-ja nje muaj perpara dhe i ka shkuar drejtorise rajonale te kultures kombetare, Tirane. "Dje (pardje) kur kemi shkuar atje, ka figuruar qe atje ka pronare. Kjo ministri, por edhe institucionet e tjera partnere me te, nuk disponojne asnje dokument zyrtar, se ne kete shtepi banon kryetari i Bashkise se Tiranes, sikurse kane deklaruar disa media", deklaroi Xhaferaj, nje dite pas aksionit te institucionit qe ai drejton dhe policise ne Peze. Ne kete shtepi-muze, qe ndodhet ne qender te Komunes se Pezes, 17 km larg nga Tirana, me 16 Shtator te vitit 1942, u mblodhen te gjitha forcat politike te vendit dhe themeluan Frontin Nacional Clirimtar