Xhaferri: Nuk jemi në krizë, opozita trembet nga rritja e rrogave

Deputeti i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferi është shprehur sot se Rama po shpif që Shqipëria është në krizë ekonomike. Sipas tij vendi nuk ndodhet në krizë por opozita trembet nga rritja e pagave në 1 maj. Ju jeni për rritje taksash ndërsa ne jemi për rritje rrogash u shpreh Xhaferri. Gjithashtu Xhaferri u shpreh se kryetari i bashkisë Rama po mban peng planin urbanistik të Tiranës duke marrë rryshfete për lejet e ndërtimit.