Pensionet, BB-ja jep 5 milionë dollarë për arkivin
08/04/2009 Nënshkruhet marrëveshja
Reforma administrative e sistemit të pensioneve, ngritja e arkivës qendrore të kontribuesve dhe përfituesve, apo edukimin publik mbi sistemin e pensioneve do të mbështeten me një fond hua prej 5 milionë dollarësh që Banka Botërore do t’i japë Shqipërisë. Ka qenë ministri i Financave, Ridvan Bode, dhe përfaqësuesja e përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri, Camille Nuamah, të cilët nënshkruan dje marrëveshjen e kredisë për projektin e Shpërndarjes së Shërbimeve Sociale. Ky financim synon rritjen e eficiencës dhe efektivitetit të sistemit të pensioneve në Shqipëri, përmes përmirësimit të administratës së këtij sistemi, forcimit të kapaciteteve institucionale për zhvillimin e politikave të pensioneve. Ministri i Financave Ridvan Bode vlerësoi ndihmën e Bankës Botërore dhe asistencën që i ka ofruar sektorit të shërbimeve sociale në Shqipëri dhe në mënyrë të veçantë Institutit të Sigurimeve Shëndetësore, si dhe për modernizimin e administratës së sistemit të pensioneve. “Aktivitetet që do të mbulojë ky financim, do të mbështesin reformën administrative të sistemit të pensioneve, ngritjen e arkivës qendrore të kontribuesve dhe përfituesve, krijimin e kapaciteteve për politikat e zhvillimit të pensioneve si dhe edukimin publik mbi sistemin e pensioneve”, - tha Nuamah. Projekti nisi zbatimin në janar të vitit 2002 dhe si objekt ka përmirësimin e standardeve të jetesës së të varfërve dhe grupeve vulnerabël të popullsisë në Shqipëri, përmes rritjes së aksesit të tyre në shërbimet efektive të përkujdesit social. Po kështu projekti konsiston edhe në ndihmën për qeverinë në zhvillimin e politikave efektive të përkujdesit social dhe zhvillimin e kapaciteteve të veta për shpërndarjen dhe monitorimin e këtyre shërbimeve, si dhe përmirësimit të eficiencës dhe efektivitetit të sistemit të pensioneve. Kredia fillestare ka mbështetur deri më sot shërbime në 43 qendra ditore të përkujdesjes sociale, duke ofruar shërbime dhe politika të standardeve të reja për më shumë se 25 mijë përfitues nga grupet më të varfra të popullsisë.
Projekti
Është mbështetur përmirësimi i shërbimeve në 13 qendra rezidenciale të përkujdesjes sociale, me anën e fondeve të akorduara nga Banka Botërore në kuadër të këtij projekti. Po kështu, kredia ka ndihmuar në krijimin e një kuadri ligjor dhe strategjik në fushën e përkujdesjes sociale, si dhe ka forcuar kapacitetet në nivelet e pushtetit qendror dhe atij lokal.