Xhaferri, PS: Harrojeni tragjedinë e Gërdecit
Mazhoranca ka kërkuar dje që të mbyllet tragjedia e Gërdecit dhe skandali i Sefgjinit. Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferri, ka thënë në Kuvend se i ka kujtuar opozitës se ka mungesë alternative dhe programi politik, ndaj gjatë gjithë kohës dhe në të gjitha seancat parlamentare merret me tragjedinë e Gërdecit. "I kërkoj PS-së që të heqë dorë nga Gërdeci dhe nga Sefgjini dhe të merreni me atë që ju e quani politike të re", është shprehur Xhaferri në sallën e Kuvendit. Duke hequr paralele me tragjedinë e 11 shtatorit në SHBA, deputeti i PD-së ka theksuar se demokratët në SHBA nuk e përmendën më këtë tragjedi, duke ia lënë në dorë shtetit. Por pavarësisht qëndrimit dhe kërkesës së mazhorancës, opozita edhe dje ka kërkuar që qeveria të paraqesë një raport të plotë për këtë tragjedi, i cili mungon prej gati dy muajsh.