E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaferri: Tirana është pa plan urbanistik për interesa të kretarit të bashkisë

Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferri tha sot në Kuvend se "plani urbanistik i Tiranës nuk miratohet sepse kjo është e vetmja mënyrë për ta trajtuar kryeqytetin si çiflig të kryetarit të Bashkisë, Edi Rama". Në përgjigje të kritikave të deputetit socialist Erion Braçe ndaj maxhorancës aktuale, gjatë debatit të lirë në Kuvend, deputeti Xhaferraj u shpreh se "krybashkiaku Rama në mënyrë të qëllimshme e ka lënë Tiranën pa një plan urbanistik, për t'i lënë shteg abuzimeve në marrjen e lejeve të ndërtimit, sikurse ka ndodhur me firmën e Mihal Delijorgjit, (i akuzuari i Gërdecit), të cilit i ka dhënë 18 leje ndërtimi në zona të ndryshme të kryeqytetit. Deputeti Xhaferraj theksoi se maxhoranca ka prioritet të saj rritjen e pagave, në ndryshim nga opozita që do rritjen e taksave. "Ne po punojmë për ndërtimin e një shteti ligjor në Shqipëri, që opozita nuk e realizoi në kohën e saj", tha deputeti i PD-së.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›