E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhamia e Tiranës me projekt të ri

31-03-2012 / Gazeta 55

Komisioni miraton propozimin e Komunitetit Mysliman


Xhamia e re Tiranës do të ketë një projekt të ri që të përshtatet me truallin ku do të ndërtohet si dhe do të reflektojë trashëgiminë kuturore shqiptare. Ky ishte vendimi i komisionit, i cili gjatë mbledhjes së tij, pas miratimit të propozimit të Komunitetit Mysliman për ndërtimin e Xhamisë së Re, tek Namazgjaja, ka shqyrtuar propozimet, për mënyrën e projektimit të xhamisë së re. Anëtarët e komisionit për Xhaminë janë njohur fillimisht me të gjitha projektet e sjella në konkursin e zhvilluar rreth një vit më parë. Pasi kanë parë propozimet e studiove, Andreas Perea Ortega; Architecture Studio; Search; Zaha Hadid Architects dhe BIG, e cila u shpall edhe fituese, anëtarët e Komisionit vendosën unanimisht, se në Tiranë duhet një projekt i ri për xhaminë. Në këtë mbledhje, Komisioni u njoh edhe me propozimin e Komunitetit Mysliman, për angazhimin e një studio arkitekturore, për hartimin e projektit. Sipas përfaqësuesve të Komunitetit Mysliman, Kryearkitekti dhe drejtuesi i kësaj studioje, me një veprimtari 28 vjeçare Muharrem Hilmi Shenalp ka ardhur në Shqipëri dhe është njohur me truallin e Namazgjasë. Kjo studio ka projektuar xhami të ndërtuara në shumë vende të botës, si në Tokio (e cila ne 2002 është shpallur një ndër ndërtesat më të mira të saj), në Berlin dhe Këln, Gjermani, etj.  Komisioni vendosi të miratojë propozimin e Komunitetit Mysliman dhe të ftojë arkitektet e propozuar prej tyre, për t’i intervistuar. Në këtë mbledhje u miratua edhe komisioni i përbërë nga 6 anëtarë, përfaqësues të Komunitetit Mysliman dhe të Bashkisë së Tiranës, që do të përgatisë termat e referencës për intervistën.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›