Një vajzë kroate del nga koma dhe flet gjermanisht
ZAGREB- Një 13-vjeçare nga Knini i Kroacisë doli nga koma përpara dy javësh dhe në vend të kroatishtes ajo foli për dy ditë me radhë gjemanisht.
Adoleshentja kroate ishte shtruar në spital për helmim gjaku.
Përveç pediatrit, vajzën e kanë kontrolluar edhe defektologu i spitalit dhe psikologu, por shkaku i ndërrimit të gjuhës nuk dihet ende.
Zyrtarët e spitalit thanë se ajo e fliste gjermanishten shumë më rrjedhshëm nga sa kishte mundur ta mësonte në shkollë.
Neuropsikiatri Mijo Milash tha se ky rast për mjekësinë është i pashpjegueshëm, ndërkohë që vjen nga subkoshienca.
(e.n/mia/BalkanWeb)