E Diel, 1 Nëntor 2026

“Zgjedhjet, transparente dhe konkurruese – Policia, rol thelbësor”

02-08-2011 / Gazeta 55

Raporti i KQZ

Në zbatim të këtij vendimi KQZ mori të gjitha masat për zhvillimin e një procesi zgjedhor konform të gjitha standardeve. Për këtë arsye, u ngarkuan edhe specialistë të administratës që të ishin të pranishëm në të 10 këto njësi vendore për të asistuar dhe dhënë ndihmesën e tyre në çdo rast që administrata zgjedhore do të kishte nevojë. E ndërsa në të gjithë njësitë procesi vijoi normalisht, në KZAZ nr. 42 (rrethi Shkodër), në çastet e fundit u shënuan problematika në emërimin e anëtarëve të komisioneve të Qendrave të Votimit në komunës Shalë. Pa asnjë argumentim serioz, kjo KZAZ, e përbërë në shumicë nga anëtarë të opozitës, nuk kryente emërimin e komisionerëve të nivelit të tretë.
E ndodhur në këto kushte, KQZ, u detyrua që rreth orës 23, të datës 30 korrik të ndërhynte për emërimin e komisonerëve. Por kjo vonesë, si edhe bllokimi i procesit më pas në vetë komunën e Shalës, bëri të pamundur zhvillimin e zgjedhjeve në këtë komunë. KQZ vlerëson dhe falënderon Ministrinë e Mbrojtjes dhe forcat e rendit për ndihmën e dhënë në mbarëvajtjen e procesit dhe ndihmën logjistike (helikopterë dhe automjete), si dhe ndërhyrjen energjike të forcave të rendit për arrestimin e 5 personave, të cilët penguan zhvillimin e zgjedhjeve në këtë komunë. KQZ garanton se do të bëjë gjithçka i lejon ligji për të ndalur raste të tilla. T’i privosh qoftë edhe një shtetasi të vetëm këtë të drejtë themelore të garantuar nga  Kushtetuta, përbën një krim të pastër si penal ashtu dhe elektoral. Ndërsa, në 9 njësitë e tjera zgjedhore zgjedhjet, duke përjashtuar 2 raste të izoluara në komunat e Shllakut dhe Finiqit, procesi zgjedhor u zhvillua shumë normalisht. Po ashtu, KQZ vlerëson rolin e forcave të policisë në zgjedhjet e pjesshme të 31 korrikut. Specifikisht KQZ, dënon tendencën e eksponentëve partiakë për të bllokuar procesin, ku si pasojë e një roli të tillë keqdashës, në komunën Shalë të Shkodrës, u ndërpre procesi zgjedhor dhe mënjeherë më pas përfunduan në prangat e Policisë 5 persona.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›