Xhemaili i bën hyzmetin Serisë A
Nuk flet akoma mirë italisht, por Blerim Xhemaili, di të demonstrojë sesa vlen në fushë. Synimi i shqiptarit nga Maqedonia, që ka në xhep pasaportë zvicerane, është ai i qëndrimit në kampionatin italian. Kartoni i tij është ende te Bolton, por ai dëshiron t‘i qëndrojë besnik Torinos. E ka thënë këtë në fund të ndeshjes kundër Napolit, të fituar nga të tijtë me një gol të Biankit, por që erdhi pas një inkursioni triumfues në krah i shqiptaro-maqedonasit. Xhemaili nuk ka frikë nga askush, luan hapur, përballë të gjithëve, duke demonstruar se, në moshën 22-vjeçare, ka një personalitet impresionues, edhe pse nuk ka luajtur kurrë në nivelet e larta, por po tregon se mund ta bëjë atë. Megjithatë, e ardhmja e Xhemajlit është në duart e presidentit Kairo dhe e trajnerit Novelino. Këtë e ka bërë të ditur vetë lojtari. Por është e sigurt që torinezët nuk do të privohen lehtë nga lojtarë si ai, prandaj pritet që presidenti të ndërhyjë për t‘i ofruar atij një kontratë".