E Diel, 1 Nëntor 2026

Nelsinjo Pike: Briatore, injorant për gjithçka në F.1

"Flavio Briatore është injorant, ai nuk kupton asgjë që ka lidhje me Formula 1". Këto janë fjalët e Nelsinjo Pike, që vazhdon sulmet kundër menaxherit të Renaultit, i cili e përjashtoi nga skuadra për shkak të rezultateve të dobëta në Botërorin 2009. Për "Autosport", Pike nuk i kurseu akuzat për Briatoren: "Ai nuk di të drejtojë një skuadër e F.1. Kur garoja te Reno nuk më kushtonte aspak vëmendje dhe nuk arrinte ta kuptonte se çfarë i nevojitej skuadrës". Nuk munguan as krahasimet, për të mbështetur pretendimet e pilotit: "Ishte njësoj sikur të bisedoje me motrën time për makinat dhe nuk e kishte idenë se ç‘po ndodhte në garë". 24-vjeçari shtoi: "Të gjithë e njohin egon e tij dhe faktin se Briatores i pëlqen të sillet si mendjemadh. Kjo mund të jetë një mënyrë efikase për të bërë biznes, por mendoj se Renoja mund të funksionojë më së miri edhe pa të".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›