E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alibeaj firmos pr/ligjin për prokurorinë

Ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj u jep fund debateve mbi pr/ligjin e Prokurorisë dhe hedh firmën në draft, duke lënë të pandryshuar nenin për imunitetin e prokurorëve. Pr/ligji u kundërshtua nga prokurorët dhe ekspertët ndërkombëtare. 

TIRANE- Projektligji për Prokurorinë tashmë ka marrë formë përfundimtare me firmosmjen mbi të nga ministri i Drejtësisë Enkeled Alibeaj, por përfaqësuesit e akuzës duket se kanë dalë të humbur në këtë betejë. Në dokumentin final është lënë në fuqi heqja e imunitetit të prokurorëve, edhe pse palët zhvilluan negociata për gati një muaj në prani të ekspertëve të misionevë ndërkombëtare të pranishme në Tiranë. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme bëjnë të ditur se drafti ka mbërritur në organin qëndror të akuzës dhë dokumenti përmban heqjën ë imunitetit të prokurorëve, pikën më të kundërshtuar nga vetë ata.

Në draftin ligjor Ministria e Drejtësisë nuk ka ndryshuar qëndrimet e saj në lidhje me pezullimin nga detyra të prokurorëvë; nuk është ndryshuar apo rregulluar me ligj garancia e punës së prokurorit; është parashikuar sërish raportimi i ministrit të Drejtësisë pranë Kuvendit, është vendosur ndryshimi i numrit të përfaqësusve të Ministrisë së Drejtësisë pranë Këshillit të Prokurorisë; nuk është ndryshuar nëni për pagat dhë shpërblimët që parashikon ulje në masën 20 për qind; nuk ka ndryshuar neni i mënyrës së shpërndarjes së kallzimevë që sipas ministrit duhet të bëhët në bazë të rendit alfabetik.


Pra sipas Prokurorisë të gjitha këto pika që janë kundërshtuar nuk janë ndryshuar dhe dokumenti final konsiderohet rrezik për cënimin ë pavarësisë së prokurorëve. Nga ana tjetër burime nga Ministria e Drejtësisë konfirmojnë se Prokurorisë së Përgjithshmë që në datën 6 tetor I janë dërguar dy variantet e pr/ligjit ku i kërkohet të jepte mendimin brenda 16 tetorit. Sipas tyrë Prokuroria e Përgjithshmë nuk ka kthyer asnjë përgjigje .Pr/ligji shumë i diskutuar i Prokurorisë ka hasur në kundërshtim të forta si nga vetë prokurorët ashtu dhe nga organizmat ndërkombëtarë të cilët e cilësojnë si ë cënim të pavarësisë së këtij organi.

(s.g/NEWS24/BalkanWeb) 



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›