E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola: “E studiova Interin në autobus”



Historia e këtyre gjysmëfinalve të Ligës së Kampioneve është e pazakontë. Një vullkan në Islandë detyron Barcelonën të udhëtojë me autobus drejt Milanos. Trajneri i Barçës, Pep Guardiola, nuk dëshiron ta shndërrojë udhëtimin në dramë. “Të bësh 14 orë me autobus për të luajtur një gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve nuk është një situatë ideale. Por ne dëshirojmë të luajmë finalen. Për fat Interi eliminoi CSKA-në, përndryshe do të niseshim drejt Moskës menjëherë pas fishkëllimës finale të ndeshjes kundër Espanjolit”, - bën shaka Guardiola. “Nuk ishte situata ideale, por nuk duhet të qahemi, pasi në Serinë B dhe C udhëtojnë gjithmonë kështu dhe ne jemi të privilegjuar. Bëhej fjalë për një emergjencë dhe për të mos humbur 3-0 në tavolinë e vetmja zgjidhje ishte të merrnim autobusin, madje dy për të qenë komodë. Megjithatë preferoj të udhëtoj 14 orë se sa të shihja gjysmëfinalen në televizor. Do të vrapojmë aq sa të kemi fuqi”.
Gjatë udhëtimit të gjatë, skuadra ishte në një autobus, Guardiola në një tjetër. “Pata kohën e për të parë shtatë ndeshje të Interit, për të evidentuar faktin se në ndeshjet e fundit ka luajtur thuajse me module të ndryshme, duke dëshmuar se kishte shumë zgjidhje. Nuk besoj se Interi do të jetë i kushtëzuar nga kampionati, pasi ka fituar katër rresht, por nuk fiton një Ligë Kampionesh prej 41 vjetësh”.

20 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›