Xhenifer Lopez: “Më quani Lola!”
Xhenifer Lopez bëhet “Lola”. Këngëtarja, për këngën më të fundit “Fresh Out of the Oven”, në bashkëpunim me reperin Pitbull, prodhim i Neptune, ka vendosur të transformohet në një personazh të quajtur Lola. Siç shpjegon një burim, kjo do të jetë një eksperiencë e limituar dhe kënga është e destinuar të dëgjohet në lokale. “Lola do të përdoret vetëm këtë rast, nuk do të bëhet pjesë e albumit të këngëtares. Është një krijim argëtues”,- ka shpjeguar burimi. Misteri rritet kur bëhet fjalë për një promocion me të gjitha efektet dhe në një faqe interneti shkruhet: “Është misterioze, një si ajo nuk e keni takuar kurrë në jetë më parë, shfaqet dhe më pas zhduket menjëherë. Lola ka rikrijuar termin Seksi, por vetë fjala Seksi mund të transformohet në Lola!” Pjesë e videoklipit është edhe një balerinë sensuale, me forma të mrekullueshme dhe e paharrueshme. E kush mund të jetë tjetër veçse Xhenifer Lopez, që kërcen nën ritmin e “Fresh Out of the Oven”. “Lola lind vetëm për këtë këngë”,- shpjegon revista “People”
Ben Aflek dhe Met Demon, nuk janë vetëm miq
Dy aktorët Ben Aflek dhe Met Demon nuk janë thjesht miq. Ekspertët kanë zbuluar se ata kanë një stërgjysh të përbashkët dhe i takojnë brezit të dhjetë të kushërinjve. Dy yjet e Hollivudit janë shokë që nga fëmijëria dhe në të njëjtën kohë kanë arritur famën duke aktruar pranë njëri-tjetrit nëpër filma, për më shumë, ata fituan nga një Oskar për skenarin e filmit të vitit 1997, “Good will Hunting”. Një studim i ri nga Shoqata e gjenealogjisë në Nju Inglënd ka zbuluar një stërgjysh të përbashkët të tyre, Uilliam Knoulton, i cili ka jetuar në shekullin e XVII dhe prejardhja e tij është nga Ipsuiçi i Anglisë. Kjo shoqatë, po ashtu ka thënë se Afleck ka lidhje farefisnore me presidentin Barak Obama, ndërsa Demon me gjashtë apo shtatë presidentë tjerë të SHBA-ve.
12 Tetor 2009