E Hënë, 2 Nëntor 2026

Florida, një grua me flokë 2.5 metra të gjatë

Ka një gjatësi flokësh rekord. Edhe pse i ka shumë të gjatë, vazhdon të përkujdeset për rritjen e tyre me një përkushtim të veçantë. Asha Mandel nga Florida Jugore ka filluar t’i rritë flokët që para njëzet vitesh. Sipas “World News”, gjatësia e flokëve të saj, ka mbërritur në 2.5 metra.

“Gruaja 46-vjeçare për një të larë të flokëve harxhon një bocë të plotë me shampo, dhe një shishe të plotë me regjenerues flokësh”- shkruan gazeta, duke iu referuar rrëfimit të vetë gruas. Ndërkohë, që për t’i tharë ato, nganjëherë i nevojiten ditë të tëra.

“Më parë, i laja flokët tri herë në javë, ndërsa tani ato janë zgjatur shumë, kështu që i laj një herë në javë”- ka treguar Mandela.

Duke folur, jo pa krenari për flokët, ajo ka shtuar se është shumë punë e lodhshme për tu marrë me kujdesin ndaj tyre. “Nganjëherë thjeshtë nuk kam fuqi t’i laj”, përfundon ajo.(Telegrafi)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›