Xhenson Baton, rastësisht kampion
Xhenson Baton është shpallur rastësisht kampion i botës në Formula 1. "Bookmaker"-sat janë të bindur në qëndrimin e tyre, duke qenë se triumfi i pilotit britanik edhe gjatë sezonit të ardhshëm kuotohet me koeficientin 13 (në fillim të këtij viti, koeficienti për fitoren e tij ishte 75). Favoriti kryesor për kampionatin e ardhshëm është Luis Hemilton, me koeficientin 3.00, ndërsa pas ish-kampionit të MekLaren vijnë Fernando Alonso (4.50), Kimi Raikonen (5.50), Sebastian Fetel (7.50) dhe Felipe Masa (8.00). Pavarësisht kësaj, në Mbretërinë e Bashkuar po shijojnë titullin e pilotit 29-vjeçar të surprizës BraunGP.