E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez, e ardhmja e pasigurt

Benitez, e ardhmja e pasigurt
Pas humbjes me Sandërlendin në fundjavë (e katërta në nëntë ndeshje në Premierligë), e ardhmja e Rafa Benitez te Liverpuli nuk duket e sigurt. Spanjolli nuk i fsheh vështirësitë: "Humbja erdhi sepse luajtëm keq, nuk mund të justifikohemi me mungesat e Xherard dhe Torres". Takimi i sotëm me Lionin në Champions mund të jetë vendimtar për fatin e Benitez. Njëri prej pronarëve të "Reds", Xhorxh Xhilet, tha: "Në 18 muajt e fundit kemi shpenzuar 140 milionë sterlina, nëse skuadra nuk funksionon faji nuk është i yni, por i trajnerit". Në sfidën me Lionin, duket e sigurt mungesa e Torres, ndërkohë rikuperimi i Xherard është i mundur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›