E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real Madrid, një makinë golash

Shënon shumë Real Madridi i Kakasë. 29 gola në 10 ndeshjet mes La Ligës dhe Champions. Megjithatë "Blancos"-at vuajnë shumë iniciativën sulmuese të kundërshtarëve. Në turin e tretë të ndeshjeve në Grupin C të Champions do të ndeshen me Milanin të mërkurën e 21 nëntorit në "Santiago Bernabeu". Madrilenët aktualisht gjendet në krye të grupit falë fitoreve të mara ndaj Zyrihut (5-2) dhe Marsejës (3-0). Edhe në kampionat lojtarët e Pelegrinit kanë bërë një paraqitje mbresëlënëse: 7 fitore dhe 1 humbje. Por ndeshja e nesërme me Milanin do të jetë edhe një sfidë mes dy bomberave të Europës: Rauli (67 gola) kundër Inzagit (68 gola)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›