E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimet KULT 2009; 40 artistë për 10 çmime

Akademia Kult sjell në edicionin e pestë 40 artistë në garën e 10 trofeve! Traditë dhe vazhdimësi kulturore! Emra të mëdhenj për çmime të mëdha! Më të mirët e vitit në një skenë plot surpriza dhe spektakël. Akademia Kult organizon Edicionin e pestë të Çmimeve Kult 2009. Ethet e këtij aktiviteti të rëndësishëm, i vetmi në fushën e artit dhe kulturës shqiptare, sapo kanë nisur. Zyrtarisht, nga dita e sotme (e enjte), ky aktivitet hyn në fazën e dytë, që mbetet përballja me publikun dhe votat e tij.

Çmimet Kult kanë treguar se promovojnë artistët që kanë sjellë vlera të padiskutueshme, duke u përballur edhe me sfidën që quhet duartrokitje nga publiku. Pas katër edicioneve të suksesshme, ku Akademia Kult ka nderuar më të mirët e vitit, fituesit e këtij çmimi mund të krenohen për rëndësinë e tij.

Çmimet për artistët më të mirë të vitit janë rezultat i punës një-vjeçare të gazetarëve të revistës “Kult”, revista e vetme kulturore në vend, e cila mund të quhet me të drejtë një promotor i ideve, koncepteve dhe ngjarjeve në fushën e artit dhe kulturës. Revista “Kult” është lajmi kulturor në një javë, nëpërmjet një strukture informative të qartë, të shpejtë, praktike dhe të vlerësueshme, një database i pasur dhe i vetmi në Shqipëri.

Duke qenë një përçues i denjë i ideve&koncepteve të reja, duke pasqyruar saktësisht elementët e traditës me veçoritë e reja që zenë vend në jetën artistike, Akademia Kult vëren me kënaqësi se këtë vit, kandidatët-garues janë të moshave të ndryshme, çka nënkupton një fillesë artistike që premton vazhdimësinë e brezit me pjekuri dhe eksperiencë artistike.

Akademia Kult, institucioni i vetëm që me të drejtë mund të quhet, ‘syri’ i kudondodhur në Art&Kulturë përgjatë një viti, pas një përgatitjeje të gjatë dy-mujore nga juritë e ngritura, ka kënaqësinë të informojë se më të mirët e nominuar do të meritojnë edhe votën e publikut për të shkuar në natën finale, ku spektakli, çmimet dhe një mbrëmje gala do të kurorëzojnë Fituesit 2008. Gara për prurjet e vitit 2008 ka nisur me: 26 interpretues lirikë, 38 instrumentistë, 120 artistë pamorë në ekspozita personale e të përbashkëta, 61 aktorë, 49 aktore, 24 regjisorë, 125 libra artistikë, 110 albume muzikore, 56 aktivitete në të gjithë vendin .

Edicioni i pestë sjell 40 artistë në garë të cilët konkurrojnë në 10 fushat: Artisti Pamor i vitit, Instrumentisti i vitit, Regjisori i vitit, Aktori i vitit, Aktorja e vitit, Filmi artistik i vitit, Interpretuesi Lirik i vitit, Albumi muzikor i vitit, Libri artistik. Për herë të parë në edicionin e sivjetmë do të jepet çmimi për Përkthyesin e vitit duke vlerësuar kontribute të rëndësishme në fushën e letrave, si dhe dy Çmime Speciale:

•-Aktiviteti më i mirë i vitit
•-Personaliteti Kulturor i vitit

Edicioni i pestë i Çmimeve Kult 2009 është padyshim vazhdimësia e sistemit të vlerave, që mbështet dhe stimulon artistët shqiptarë duke i vlerësuar me kupën e më të mirit gjatë një viti. Në këtë vazhdimësi, Akademia Kult, i mbetet besnik idesë së fillimit për të krijuar vlera, në një treg, ku politikat e mbështetjes, rrugët dhe mundësitë për t’i gjetur ato mbeten të dyshimta. Që nga ky moment, të gjithë artistët janë në një përballje direkt me spektatorin. Votimi për artistin më të mirë bëhet nëpërmjet:

Më poshtë pa japim listën e artistëve të nominuar për këtë çmim

Libri Artistik i Vitit

1.Linditë AHMETI - Lulja Alba - Poezi e zgjedhur
2.Fatos BAXHAKU – Gur – Reportazh
3.Ben BLUSHI - Të jetosh në ishull – Roman
4.Ismail KADARE - Darka e Gabuar – Roman

Përkthimi i Vitit

1.Shpëtim ÇUÇKA- Johann Wolfgang von Goethe - Fausti –Tragjedi
2.Pashko GJEÇI -Johann Wolfgang von Goethe - Fausti –Tragjedi
3.Mirela KUMBARO-Amin Zaoui - Gosti gënjeshtrash – Roman
4.Majlinda NISHKU- Edward Lear- Edward Lear në Shqipëri-Ditar udhëtimesh

Artisti Pamor i vitit

1.Bevis FUSHA– ekspozitë e përbashkët “Ardhje” – galeri “Zeta
2.Ali OSEKU – ekspozitë personale pikture “Ritëm i pandalshëm” – galeri “Zeta
3.Lek TASI - ekspozitë personale pikture – galeri “DidArt”
4.Leonard QYLAFI - ekspozitë e përbashkët “Ardhje” – galeri “Zeta”

Interpretuesi lirik i vitit

1.Ylber GJINI (Enriko)-Lucia di Lammermor
2.Vikena KAMENICA (Rosina)-Berberi i Seviljes
3.Armaldo KLLOGJRI (Luixhi)- Kapota
4.Mariana LEKA (Luçia) - Lucia di Lammermoor

Instrumentisti i vitit

1.Jonian KADESHA (violinë)- Paganini - Koncert për violinë e orkestër në Re mazhor

2.Tedi PAPAVRAMI (violinë)- Paganini - Koncert për violinë e orkestër në Re mazhor, Sonatë e Bethovenit, Sonata e Krojcerit

3.Suela PICIRI (violinë)-Dvorzhak-Koncert për violinë dhe orkestër 0p.53- në La Minor

4.Merita REXHA (piano) – Recital me veprat e kompozitorit Lec Kurti. Sonatë, scherzo, romanca

Albumi Muzikor i Vitit

1.Genta ISMAJLI - Zero zero
2.Alban SKËNDERAJ – Melody
3.Anjeza SHAHINI – Erdhi momenti
4.Tingulli 3NT - Pika për vesh

Aktori i vitit

1.Alert ÇELOALIAJ (Zhika)-Në Zvornik kam lënë zemrën time
2.Mirush KABASHI (Babai)-Allegreto Albania
3.Enver PETROVCI (Serebrjakov)-Daja Vanja
4.Ndriçim XHEPA (Astrov)-Daja Vanja

Aktorja e vitit

1.Olta DAKO -(Vajza)- Franku V
2.Eftiola LAÇKA -(Sonja)-Daja Vanja
3.Margarita XHEPA -(Hekuba)-Trojanët
4.Luiza XHUVANI - (Andromaka)-Trojanët

Regjia e vitit

1.Altin BASHA -Allegreto Albania
2.Erion KAME- Kulla e Fildishtë
3.Arben KUMBARO – Franku V
4.Milto KUTALI - Për mua, Miriam dhe Sandri

Filmi Artistik

1.Dhimitër ANAGNOSTI - “Gjoleka djali i Abazit”
2.Kujtim ÇASHKU - “Syri Magjik”
3.Fatmir KOÇI- “Koha e Kometës”
4.Piro &Eno MILKANI – “Trishtimi i Zonjës Shnajder”

Aktiviteti i vitit

1.POETEKA, Festivali Ndërkombëtar i Poezisë , Edicioni i katërt
2.Festivali Teatror i të Rinjve, Edicioni i dytë
3.Tirana Jazz Fest
4.Panairi Ndërkombëtar i Librit, Edicioni i 11-të.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›