Xhesika Alba rikthehet më seksi se kurrë
Gjashtë muaj pasi ka sjellë në jetë vogëlushen Honor, Xhesika Alba është kthyer në një formë perfekte duke pozuar për Mario Testinon, foto që janë publikuar më pas në “Vanity Fair”. Ylli tashmë ka filluar punën për një film të ri, i cili e merr temën nga një vepër e shkrimtares Aime Bender. Aktualisht po punon edhe për thrillerin “Awake – Anestesia cosciente”, në të cilin reciton së bashku me një tjetër simbol të kinemasë, Heiden Kristensen. Mes pushimit të një seti dhe fillimit të tjetrit, bukuroshja ka gjetur pak kohë të lirë për kalendarin e ri të Camparit, i cili më parë është realizuar nga Salma Hajek dhe Eva Mendez. Shkrepjet e aparatit të Mario Testinos kanë rezultuar mjaft të suksesshme kur bëhet fjalë për rezultatin. Në “Vanity Fair”, diva e kinemasë flet edhe për shtatzëninë: “U përpoqa të isha shumë e qetë përgjatë këtyre nëntë muajve. Jam e bindur që fëmijët ndiejnë gjithçka që përjeton nëna. Evitova stresin dhe emocionet e forta. Ishte e vështirë sepse në karakter jam dimamike dhe impulsive”. E pyetur për zgjedhjen e Presidentit Barak Obama, Xhesika shprehet se është mjaft e lumtur. “Nata e zgjedhjeve ishte e paharrueshme. Isha këtu në Nju Jork dhe ishim shumë miq, më tepër shkrimtarë dhe regjisorë. Jam e lumtur që vajza ime do të rritet në një vend ku jemi të gjithë të barabartë, nuk është thjesht një shprehje.
Aniston refuzon të martohet
Xhenifer Aniston i ka thënë “jo” propozimit për martesë që i ka bërë i dashuri i saj, Xhon Majer. Aktorja e serialit të dikurshëm mjaft të suksesshëm “Friends” i është rikthyer sërish lidhjes me Majer pas një ndarjeje të shkurtër, megjithatë ajo ende nuk është e gatshme që të vërë në gisht një unazë me diamant duke refuzuar kështu martesën, pasi nuk dëshiron ta çojë dëm romancën që ka me Majer. “Xhenifer i ka thënë ‘jo’ propozimit për martesë. Ajo i ka thënë Xhonit se gjithçka është aq e përsosur ndërmjet tyre dhe se nuk dëshiron ta prishë këtë duke menduar për një lidhje afatgjatë”, - ka thënë një shoqe e Aniston-it për revistën “Look”.
27 Nentor 2008