E Shtunë, 31 Tetor 2026

Larson: “Lidhja me Klonein ishte stresuese”



Ish-e dashura e Xhorxh Kloneit, Sarah Larson, është shprehur se lidhja me njërin prej meshkujve më seksi në botë ka qenë mjaft stresuese. “Ishte tepër shkatërruese për nervat, pasi të gjithë e pëlqejnë Xhorxhin dhe të ishe në sytë e publikut ishte ca stresuese”, - ka thënë Larson. Dyshja kishte një lidhje prej pothuaj një viti dhe Larson tha se ndarja ishte e shpejtë dhe se nga ajo kohë nuk ka kontaktuar më me ish-të dashurin e famshëm. “Nuk kam kontaktuar me të që atëherë. Kur ndahesh është gjithmonë e vështirë, por duhet të vazhdosh më tej”, - ka shtuar ish - e dashura e tij.

Keri vihet në siklet nga Elen

Mariah Keri është ‘skuqur’ gjatë pjesëmarrjes në shoun e Elen Dixhenëris, pasi komikja e ka pyetur atë në lidhje me spekulimet për shtatzëni. Këngëtarja ishte e ftuar në emisionin e së martës mbrëma për të promovuar këngën e saj të re “I Stay In Love”, mirëpo biseda u bë e papërshtatshme për të kur Dixhenëris papritur hapi një shishe me shampanjë për ta festuar ‘shtatzëninë e saj’. Ndërsa Keri refuzoi të pinte për të nxitur edhe më shumë spekulimet se ajo është duke pritur fëmijë. Me këtë rast reagoi: “Nuk mund të besoj se ma bëre këtë. Elen, ky është presion i tepërt”.

Hjuston paditet nga njerka

Njerka e Uitni Hjuston-it ka bërë një padi gjyqësore kundër yllit të muzikës pop në lidhje me disa para, për të cilat njerka pohon se janë të sajat në bazë të testamentit të burrit të saj të ndjerë. Këngëtarja kishte fituar një shumë parash, pas vdekjes së babait, Xhon Houston, në vitin 2003, ndërsa njerka e saj Barbara Houston aludon se edhe ajo bën pjesë në testamentin e të ndjerit dhe i takon një pjesë e parave, të cilat kurrë nuk i ka marrë. Në akuzën që ka paraqitur, Barbara shkruan se Uitni ka fituar një milion dollarë nga sigurimi jetësor i Xhon Hjuston, me të cilat duhet të paguante hipotekën e banesës ku jeton dhe një pjesë të parave t’ia jepte njerkës. Nga ana tjetër, Uitni i ka mohuar këto aludime të Barbarës.

Hilton, test para martesës

Paris Hilton vazhdon të jetë e dashuruar pas ish-të dashurit të saj Benji Maden. Trashëgimtarja e hoteleve, e cila në fillim të këtij muaji është ndarë nga rokeri i grupit “Good Charlotte”, thotë se ka vendosur të heqë dorë nga muzikanti për të testuar ndjenjat e saj për të. “Paris dëshiron të provojë nëse mund të qëndrojë pa të. Ky është një test për të vlerësuar nëse ai është pikërisht mashkulli i duhur për të. Ajo dëshiron të jetë 100 për qind e sigurt nëse vërtet dëshiron të bëhet zonja Maden”, - ka thënë një burim i afërt me Hilton.

Përgatiti: Blerina Olldashi

27 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›