E Diel, 1 Nëntor 2026

Universitetet, shpallen listat zyrtare të fituesve



Shpallen listat zyrtare të fituesve të universiteteve për vitin e ri akademik 2009-2010. Ministria e Arsimit ka publikuar zyrtarisht në orët e vona të mbrëmjes së kaluar emrat e studentëve që do të ulen këtë vit në auditorët e fakulteteve. Gazeta boton sot të plotë renditjen e fituesve për tetë fakultetet e Universitetit të Tiranës. Ndërkohë që brenda ditës së sotme të gjitha universitetet publike të vendit do të afishojnë në mjediset e tyre listat zyrtare të fituesve për degët përkatëse. Menjëherë pas mësimit të emrit fitues, studentët duhet t’u drejtohen sekretarisë së fakultetit ku kanë fituar të drejtën e studimit, për të kryer procedurën e regjistrimit paraprak, që është i detyrueshëm.

11 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›