Xhilardino mund Qipron, Italia nuk bind
Në ndeshjen e fundit për grupin 8, e luajtur në stadiumin “Tardini” të Parmës, italianët e gjetën veten në disavantazhin e dy golave pas 48 minutash lojë.
Kapiteni i ishullorëve, Janis Okas, kaloi miqtë në avantazh që në minutën e 12-të dhe me epërsinë e qipriotëve u mbyll 45-minutëshi i parë i takimit. Vetëm tre minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Mikael thellon avantazhin e Qipros ndaj kampionëve të Botës në fuqi, me një gjuajtje fluturimthi nga brenda zonës.
Por në minutën e 78-të fillon “Xhilardino Show”. Sulmuesi i Fiorentinës realizon tri herë në portën e qipriotëve, duke e përmbysur rezultatin në favor të Italisë.
Pas një krosimi të Kamoranezit nga e djathta, Xhila godet me kokë, duke e çuar topin në cepin e djathtë të portës së mbrojtur nga Avgusti. Vetëm tre minuta më vonë, ish-lojtari i Parmës dhe Milanit barazon shifrat, duke i bërë italianët të shpresojnë për një fitore. Kjo do të arrihej në minutën e dytë të kohës shtesë, kur lojtari më i mirë i ndeshjes do të realizonte edhe golin e tretë, që u dha fitoren axurrëve.
Megjithatë, edhe pse e mbylli pa humbje fushatën e eliminatoreve (shtatë fitore dhe tre barazime), Italia e Lipit u vërshëllye dhe u kontestua në kor nga grupe tifozësh të pakënaqur në shkallët e “Tardinit”.
Itali 3 – 2 Qipro
ITALIA (4-3-2-1): Marchetti 6, Santon 6, Cannavaro 5.5, Gamberini 5, Bocchetti 5.5, Pepe 5 (1' pd Camoranesi 6), D'Agostino 6 (21' pd De Rossi 6.5), Gattuso 5.5, Quagliarella 5.5, Rossi 5 (1' pd Di Natale 6,5), Gilardino 7.5. Trajner: Lippi.
QIPRO (4-2-3-1): Avgousti 6, Ilia 5.5, Charalambous 5.5, Christou 5.5 (30' pd Satsias 6), Avraam 6.5, Dobrasinovic 6, Michail 6.5, Charalambidis 6, Makridis 6.5, Aloneftis 6.5 (29' pd M. Constantinou 6 ), Okkas 6.5 (40' pd Alexandrou). Trajner: Anastasiades.
Arbitër: Yefet (Isr)
Golat: Xhilardino 78', 81', 92'/Okkas13’, Michail48'