Xhixhi Bufon, e ardhmja e ka emrin Spanjë ose Angli

Menaxheri i portierit të Juventusit nuk e përjashton mundësinë e transferimit të kampionit të botës në Angli apo Spanjë në fund të sezonit. "Bufon do të jetë 100 për qind futbollist i Juventusit deri në janar. Këtë zgjedhje lojtari im e ka marrë përpara disa muajsh dhe për momentin nuk shikon ndonjë arsye për t'u larguar. Bufon po mendon të kthehet sërish në Serinë A me bardhezinjtë, edhe pse mund t'u pohoj se ai ka një dëshirë të madhe për një eksperiencë jashtë Italisë, ndoshta në kampionatin spanjoll apo anglez. Ndoshta mund të qëndrojë edhe në Itali deri në fund të karrierës", ka thënë menaxheri i juventinit.