E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhixho:Berisha dhe Rama po fyejnë simbolet kombëtare

Lëvizja Socialiste për Integrim ka shprehur kundërshtinë e saj për vendimin e qeverisë për të ndryshuar ngjyrën e Kushtetutës. "Mbasi ndryshuan një seri nenesh të cilat dobësuan rolin e gjyqësorit dhe pavarësinë e Prokurorisë, dobësuan rolin e Presidentit, prishen balancat e mire vendosura në Kushtetutën e Parë të votuar drejtpërsëdrejti nga populli dhe blinduan pozicionin e Kryeministrit duke i dhënë atij një pushtet të pamasë mbi ekzekutivin dhe legjislativin, ata guxuan dhe i hoqën Kushtetutës së Shqipërisë edhe simbolet kombëtare, duke e ngjyer atë me bojën e Partisë Demokratike, njëlloj sikur të ishte Statuti i PD"-tha Erisa Xhixho, nënkryetare e LSI-së.Kjo forcë politike e konsideron fyerje për të ndryshuar simbolet e Kushtetutës. "Ky veprim i turpshëm jo vetëm që vërteton edhe njëherë mungesën totale të respektit ndaj Kushtetutës dhe simboleve kombëtare si nga Berisha ashtu dhe nga Rama"-shtoi Xhixho.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›