Xhokonda vendoset në "fronin" e ri

06/04/2005 Salla e Shteteve, 840 m2, e ndërtuar nga arkitekti Hector Lefuel, ndërmjet viteve 1855 dhe 1857, në muzeun e Luvrit, është lënë në dispozicion të gruas me buzëqeshjen enigmatike, ku është e tepërt të thuhet që është kryevepra e Leonardo Da Vinçit, Xhokonda. Kjo sallë e restauruar së fundmi, në bazë të një projekti që i ishte besuar prej katër vitesh arkitektit me origjinë peruane Lorenzo Piqueras, kostoja e të cilit është mbuluar, pothuajse totalisht nga rrjeti privat televiziv japonez „Nippon Television Network“ (NTV), kosto që ka kapur shumën e 4.81 milionë euro
Lisa Gherardini, gruaja e tregtarit fiorentinas Francesco del Giocondo, e quajtur ndryshe edhe "Monna Lisa", gruaja më e famshme në botë, do të rishfaqet sot në muzeun e Luvrit, në një kutizë të re, të denjë për madhështinë e saj. Nuk është vetëm kutiza e re që tërheq vëmendjen në këtë rivendosje të Xhokondës në Luvër, por salla e Shteteve 840 m2, e ndërtuar nga arkitekti Hector Lefuel, ndërmjet viteve 1855 dhe 1857, që është lënë në dispozicion të gruas me buzëqeshjen enigmatike. Njëkohësisht është e tepërt të thuhet që ajo është kryevepra e Leonardo Da Vinçit (1452-1519). Ky projekt i ishte besuar prej katër vitesh arkitektit me origjinë peruane Lorenzo Piqueras, ndërsa kostoja e tij është mbuluar, pothuajse totalisht, nga rrjeti privat televiziv japonez „Nippon Television Network“ (NTV), një kosto që ka kapur shumën e 4.81 milionë euro. E rikonstruktuar në vitin 1950, salla e Shteteve, që strehon gjithashtu edhe "Martesa e Kana“-së, të Veroneze-s (1528-1588), si edhe rreth 50 piktura të Shkollës Veneciane, të shek. XVI, nuk krijonte kushtet e përshtatshme për të admiruar në parametrat e duhur veprat e ekspozuara: ndriçim i keq, mungesë e ajrit të kondicionuar, e vështirë në qarkullimin e vizitorëve. Në qendër të sallës, arkitekti peruvian ka krijuar një lloj "kulmi", duke lënë një rrugë kalimi në të dy krahët e saj, në mënyrë që mbretëresha Xhokonda të jetë e vetme në fron, kryevepra absolute e "sfumatos", këtij efekti të mrekullueshëm të gjeniut të Rilindjes, një teknikë për të cilën ende nuk ka një përgjigje.
Gati përballë saj, në një distancë 28 m, prehet "Martesa e Kana“-së, tabloja më e madhe e Luvrit, 6.77 m x 9.94 m. Nga të gjitha anët e këtij "kulmi", vizitorët kanë mundësinë të hyjnë në sallën e Shteteve. Por, edhe nga pas kulmit, ku është vendosur "mbretëresha", ka një tjetër hyrje. Duke ardhur nga Galeria e Madhe, ka një pamje të plotë të pikturës, brenda një vitrine të re, por sërish brenda kornizës së vjetër, ku ajo ndodhet që nga viti 1974, në një ambient termo-higrometrik stabël. Ndriçimi i ri, natyral dhe artificial, me një kundrapunto minimale jashtë vitrinës, që shmang reflektet e xhamërisë, por e vendosur në "zenith", rreth 13 m lart nga sipërfaqja e dyshemesë. Ndriçimi i përdorur nga Lorenzo Piqueras dhe Marc Fontoynont, përfshin gjithashtu edhe katër dritaret tokësore, të cilat të krijojnë mundësinë të vështrosh oborret Visconti dhe Lefuel, nëpërmjet tendave mbrojtëse. Midis "Martesës" dhe "Xhokondës", mbi muret që kanë ngjyrën e brigjeve të Senës, me tone të qarta dhe lyera sipër me "Montmorency", duke u dhënë kështu një efekt si të mbuluara me dyll, shtrihen formatet e mëdha të pikturës veneciane të shek. XVI, ku bie në sy dashuria për ngjyrat, trashëgimi e Byzance-it. Nga ana tjetër e kulmit të „Mona Lizës“, janë grupuar tablo të formateve të vogla. Më tej ndodhen tablo të Tiziano Vecellio, disa dhjetëra piktura të Paolo Caliari, por edhe të Francesco dhe Jacopo Bassano, Lorenzo Lotto apo edhe të Paris Bordon. Të gjitha këto vepra monumentale janë vendosur në një atmosferë me hapësira të lira, të bollshme, që ndriçojnë sallën e Shteteve, dikur të zhytur në errësirë dhe lagështi, sot në një hapësirë tejet komode dhe luksoze, sikundër u takon "baronëve" të pikturës botërore.