Adrianopoli, qyteti antik në vëmendjen e studiuesve
12/06/2009 GJIROKASTËR - Projekti i ri dyvjeçar në funksion të një parku të ri arkeologjik në Adrianopol është prezantuar gjatë konferencës shkencore ndërkombëtare me titull “Archadrin”, që u organizua në ambientet e këshillit të Qarkut të Gjirokastrës.
Projekti në funksion të parkut arkeologjik të Adrianopolit, po kryhet falë një bashkëpunimi me rajonin e Markëve, Universitetin e Macerates (Itali), ambasadën italiane në Tiranë, këshillin e Qarkut të Gjirokastrës, Institutin e Arkeologjisë, Tiranë, drejtorinë rajonale të kulturës për Qarkun e Gjirokastrës, Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, shoqatën “Dante Alighieri” (Itali), shoqatën “Horizont” si dhe komunën e Dropullit të Poshtëm.
Specialistë të monumenteve të kulturës, drejtues të institucioneve vendore, të cilët kanë mbështetur këtë projekt, kanë referuar mbi historikun e zonës arkeologjike të Adrianopolit, gërmimet dhe projektin “Archadrin”.
Drejtuesi i misionit arkeologjik italian për palën italiane, Roberto Perna, ka vlerësuar maksimalisht bashkëpunimin dypalësh. “Këto konferenca shkencore janë tepër të rëndësishme, pasi nëpërmjet tyre kemi mundësi të tregojmë se çfarë bëjmë konkretisht, cilat etapa kemi kaluar dhe çfarë hapash do të hedhim ende konkretisht. Dëshiroj të vlerësoj gatishmërinë dhe bashkëpunimin e treguar prej të gjitha institucioneve që janë partnerë të projektit tonë “Archadrin”, - është shprehur për gazetën “Metropol” Roberto Perna.
Konferenca shkencore ishte një ndër aktivitetet e planifikuara në fazën e parë të projektit “Archadrin”, e cila fokusohet në disa aspekte: të restaurimeve të gjetjeve arkeologjike në Adrianopol, katalogimin e pasurive kulturore dhe arkeologjike në luginën e Drinos, si dhe në ngritjen e laboratorit të arkeologjisë pranë Universitetit “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës.
Projekti
Koordinatori i projektit, Theodor Bilushi, ka pohuar se ky projekti ka si qëllim të lindjen dhe organizimin e parkut arkeologjik të Adrianopolit, që ndodhet pranë luginës së Drinos, në fshatin Sofratikë, në komunën e Dropullit të Poshtëm, rreth 15 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, në drejtim të jugut. “Territori i Luginës së Drinos është plot me pasuri arkeologjike të një rëndësie shumë të madhe, që duhet të njihen për të vazhduar me instrumentet e planifikimit që do të finalizohen me tutelimin dhe vlerësimin turistik të këtij territori”, - të shpjegon Bilushi.
Sipas tij, objektivi i projektit është strukturimi i parkut, në mënyrë që të bëhet një mjet tutelimi dhe vlerësimi për gjithë territorin përreth. Objektivat e parashikuara mund të arrihen duke realizuar një sërë aktivitetesh.
“Gjatë dy vjetve të fundit pranë teatrit të Adrianopolit janë bërë gërmime arkeologjike dhe për fat të mirë janë gjetur shumë objekte të rëndësishme”, - thotë Bilushi, duke nënvizuar se gjatë stinës së dimrit në këtë zonë përmbytja shkakton dëmtime të strukturave të ndryshme, që janë zbuluar nga gërmimet arkeologjike.
Adrianopoli
Qyteti antik i Adrianopolit tashmë është bërë një pikë referimi për arkeologët, të cilët gjatë këtyre dy vjetve të fundit kanë nxjerrë në dritë vlera historike. Gërmimi ka bërë të mundur individualizimin e disa ndërtesave të karakterit monumental që dokumentojnë disa prej fazave kryesore të jetës në këtë zonë urbane. Në mënyrë të veçantë stratigrafitë më të hershme janë gërmuar në disa thellësi në veri të saxhos, në sektorin lindor dhe janë karakterizuar prej shtresash dheu në nivele argjilore e errët dhe prej një shtrese dheu i ngjeshur, si dhe qeramikë, që del prej fundit të një kanali. Gjatë studimeve gjeosizmike dhe gjeoradar të misioneve të zhvilluara në periudhën 2006-2007 është arritur të konfirmohet në linja të përgjithshme shtrirja e qytetit 350 metra në drejtim lindje-perëndim dhe 400 metra në drejtim veri-jug me teatrin si pikë referimi. Realizimi i hartës arkeologjike të Luginës së Drinos është kryer nëpërmjet rikonicioneve në terren, të cilat kanë bërë të mundur individualizimin për herë të parë të shumë siteve me vlerë, duke u nisur prej një repertori bibliografik i realizuar në bazë të punëve të profesor Budinës, si dhe të elementeve të panjohura.
Në të njëjtin kohë këto site janë skeduar me teknika GIS nëpërmjet rilevimit satelitorë GPS. Përveç realizimit të një skede alfanumerike dhe të dokumentacionit fotografik është realizuar edhe një dokumentim grafik, duke i dhënë rëndësi gentplaneve për çdo monument.
Lugina e Drinos dhe lindja e sitit urban të Adrianopolit duket se është e lidhur me fillimin e shekullit II pas Krishtit, kur ndoshta një nga sitet e luginës është riorganizuar. Gjatë kësaj kohe qyteti i Adrianopolit ka pasur një aktivitet intensiv ndërtimor, që vazhdojnë pa zgjidhje vazhdimësie, ku dhe ndërtimet monumentale pësojnë modifikime dhe restaurime, të cilat ruajnë aspektin planimetrikë dhe mundësisht atë funksional. Gërmimet e mëvonshme dokumentojnë një proces intensiv transformimesh urbane, duke përfshirë realizimin e një ndërtese që mendohet të ketë karakter sakral (shenjtë). Për këtë Procopi na kujton ndryshimin e emrit “Justinianopol” gjatë sundimit të Justinianit. Kërkimet dokumentojnë që qyteti vazhdon të jetojnë pas shekullit VII pas Krishtit, kur mundësisht qyteti është akoma qendër episkopale, edhe pse duhet theksuar shndërrimi i impiantit urban dhe monumental, tashmë një kujtim i shkëlqimit të mëparshëm.