Roli i 1679 policëve të trajnuar për zgjedhjet
11/06/2009 Grup pune nga policia
TIRANE- Drejtoria e Policisë së Tiranës, duke u bazuar në manualin e hartuar nga specialistët e Drejtorisë së përgjithshme të Policisë (Mbi komunikimin me median gjatë Procesit Zgjedhor), ka marrë një sërë masash organizative gjatë fazës paraprake përgatitore, për procesin Zgjedhor për Kuvendin e Shqipërisë. Me synim rritjen në një nivel më të lartë të përgatitjes etiko-profesionale, gjatë fushatës zgjedhore policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat që zgjedhjet e 28 qershorit të zhvillohet të rregullta si dhe komunikimi me median të mos jetë si në nivelin e viteve të kaluara. Lidhur me këtë gjë përgjatë periudhës 18 maj deri më 26 maj 2009, policia ka trajnuar gjithsej 1679 punonjës policie që do të angazhohen me detyra gjatë Zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë 2009. Monitorimi i zhvillimit të këtyre trajnimeve është kryer nga zv/drejtori për Rendin e Sigurinë dhe zv/drejtori për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Policisë së qarkut Tiranë. Po ashtu, nga strukturat e komisariateve të policisë nr. 1, 2,3,4,5,6, komisariatit të Policisë Rrugore dhe komisariatit Kavajë, janë përgatitur dosjet me aktet ligjore dhe nënligjore që ngarkojnë me detyra policinë e shtetit, për sigurimin e rendit e qetësisë para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor. Grupi i punës i ngritur tashmë në Drejtorinë e Policisë së qarkut Tiranë, për monitorimin e medias do të jetë përgjegjës për zbatimin në kohë dhe me cilësi të detyrave të përcaktuara në Programin e Drejtorisë së përgjithshme të Policisë se Shtetit “Mbi bashkëpunimin me median dhe realizimin e transparencës së policisë gjatë procesit zgjedhor për Kuvendin e Shqipërisë, qershor 2009”. Veç të tjerash gjatë fushatës Zgjedhore Qershor 2009, Komunikimi me Mediat dhe përpilimi i informacionit, do të kryhet bazuar në Manualin e miratuar nga Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, duke synuar në prezantimin e angazhimit të strukturave të policisë, për të garantuar qetësi publike gjatë zhvillimit të aktiviteteve elektorale.