Xhon Terri, flirt me gruan e një kolegu
Skandali
Sikur të mos mjaftonte vetëm lidhja jashtëmartesore me modelen Vanesa Perronçel (ish e fejuara e Uejn Brixh), Xhon Terri duket se ka pasur edhe një tjetër lidhje. Bëhet fjalë për një skandal seksual paralel, këtë radhë me bashkëshorten e një lojtari të Premiershipit anglez. Sipas tabloidit “Mirror”, kapiteni i çelsit ka pasur një tjetër lidhje sekrete: e dashura për të cilën bëhet fjalë ka mbetur anonime, por dihet vetëm që ajo është e martuar prej disa vitesh me “kolegun” e Territ dhe ka tre fëmijë.
#