E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhoni Athanas, promovohet libri për artistin e njohur

Atëherë ishte vetën një student që vinte për herë të parë në TOB. E këtë herë vjen përmes librit të Anxhelo Xhacka, Xhoni Athanas. "Njeriu dhe Artisti" është libri që përshkruan gjithë jetën e tij. E ndonëse në një mënyrë shumë skeptike u pa në fillim, më vonë do të bëheshe personazhi më i famshëm i operas shqiptare. Xhoni Athanas lindi si këngëtar operistik atëherë kur ishte koha më e artë e operas shqiptare dhe rrëmbeu me simpatinë e tij prej artisti rolet më kryesore. Por ajo që i dha dhe vlerësimet maksimale ishte roli i Gjergj Kastriotit në operën Skënderbeu të Prenk Jakovës. Xhoni Athanas u vlerësua dhe nga Alfred Moisiu në vitin 2005 me "Medaljen e Mirënjohjes" pikërisht për ringjalljen në nivele të larta të Skënderbeut në veprëm më të njohur të muzikës operistike shqiptare.Ka qënë një marrdhënie e shkëlqyer e të gjithë artistëve të tjerë, që sot me lot në sy, por jo prej hidhërimit, por prej gëzimit dhe dashurisë nbderojnë kolegun e tyre. Ai nuk mund të ishte mes tyre në promovimin e librit të shkruar për të nga Anxhelo Xhacka sepse është shumë i moshuar. Nga ana tjetër Gaqo Çako që jetoi 50 vite shoqëri dhe jetë artistike me të mund të flaës vetëm përmes lotëve dhe dridhjeve të zërit nga emocioni. Kështu në librin "Xhoni Thanasi, njeriu dhe artisti" vjen jeta dhe vepra e shquar e një këngëtari të madh operistik, që rrallë i rikthehen sfondit kulturor shqiptar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›