"Të gjithë me huqe" premierë në TK
Komedi për të qeshur, por dhe një premierë që më së miri paqyron realitetetin shqiptar do të vijë në Teatrin Kombëtar. Roland Trebicka, Rajmonda Bulku, Genc Fuga, Olta Dako, Ermela Teli do të vijnë të gjithë të sintonizuar në këtë vepër përmes regjisë së Gëzim Kames, i cili ka filluar punën bashkë me këtë gamë aktorësh profesionist dhe të rinj, për të sjellë në datën 2 maj premierën e veprës së komedianit Lorent Bafi të titulluar "Të gjithë me huqe". Një grup personash prej vitesh shfaqin simptoma të çuditshme në sjelljen e tyre. E të fiksuar secili në sjellje që kontrrollohet nha fiksimet në sharje apo në vija apo e ndërtojnë jetën sipas shifrave një ditë kuptojnë se duhet të gjejën shpëtim. E të gjithë përplasen në derën e një mjeku, ku këtu mmerr fill dhe komedia. Por duke qënë se mjeku vonohet atëherë vendosin vetë që të bëjnë një bisedë teraupatike kolektive. E duket se prova ju doli me sukses dhe kuptuan se sëmundja e tyre mund të shërohet vetëm nga marrëdhëniet njerëzore. Kështu largohen të gjithë dhe nuk e presin fare mjekun. Por vetëm njëri ngelet në fund dhe është pikërisht personi që jetën e tij e kishte ndërtuar në bazë të sharjeve dhe llafeve të pista. E në fakt ai është vetë mjeku. Kështu gjithë këtë mekanizëm që ndërtoi e bëri për të shëruar njerëzit. Ai përdori bashkëpunimin, ndihmën ndaj hallit të tjetrit për të shëruar gjithkush të veten. Një mësim me shumë vlerë, që ka vlera universale jo vetëm për mjekësinë, por për të gjithë shoqërinë në konceptin e plotë universl.