Xhorxh Kluni mohon ndarjen me bukuroshen Kanalis
Xhorxh Kluni ka mohuar spekulimet se ai i ka dhënë fund lidhjes së tij me bukuroshen italiane Elisabeta Kanalis. Duke folur për revistën e njohur “People”, aktori ka thënë se thashethemet për ndarjen e tyre janë të ‘sajuara’ Fituesi i çmimit “Oscar” ka qenë në lidhje me prezantuesen dhe modelen italiane që nga muaji korrik i vitit të kaluar. Raportet e fundit në tabloidet amerikane shkruan se dyshja ishin ndarë shumë shpejt pas ceremonisë së çmimit Oskar të këtij viti. “Edhe një herë tregimi është i sajuar, i shpërndarë në mediat e tjera, për këtë arsye jam i detyruar t’ju informoj se ne jemi shumë mirë bashkë”, ka thënë Klonei. Gjatë daljeve në publik, mediat komentonin rreth sjelljes së tyre, pasi mendohej se kjo ishte një lidhje e sajuar për të bërë bujë.
Sandra Bullok
“Nuk ka video seksi me Xhesin”
Sandra Bullok ka folur për të parën herë për të mohuar spekulimet se ajo ka të xhiruar një video seksi me burrin e saj të larguar Xhesi Xhejms. Ditët e fundit u përfol tepër se burri i saj tradhtar kishte incizuar një varg klipesh me një varg femrash, përfshirë edhe aktoren. Megjithatë Bullok ka mohuar përfshirjen e saj në filma të tillë. “Nuk ka video seksi. Kurrë nuk ka pasur një të tillë dhe kurrë nuk do të ketë”, ka thënë aktorja për revistën “People”. Aktorja nuk ka komentuar spekulimet se James ka bërë më shumë se 12 video seksi me femra të tjera.
8 Prill 2010