E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia praktikisht ne NATO

Transformimi i NATO-s, ishte tema e diskutimit te nje konference nderkombetare per te cilen Aleanca ka zgjedhur Shqiperine per ta zhvilluar. Diskutime nga 48 vendet pjesemarrese nxorren perfundimin se Evropa eshte me pak e rrezikuar dhe se ushtria e saj duhet reformuar.

Por numri 1 ne NATO per Transformimin, eshte shprehur se Shqiperia praktikisht eshte anetare.

“Prezenca ime ketu tregon edhe me shume per nje rritje te besimit per anetaresimin e Shqiperise ne NATO”, tha gjeneral James Mattis, komandant suprem per Transformimin ne Aleancen e Atlantikut te Veriut.

Persa i perket ndihmes per procesin e demilitarizimit gjeneral Mattis shprehet skeptik pa ofruar nje ndihme konkrete, por vlereson trupat shqiptare te ushtrise.

Ai deklaron se njihet me ceshtjen e Gerdecit. “Para 6 muajsh ne vendin tuaj ka ndodhur nje tragjedi dhe ne jemi ndjere te gjithe shume keq, megjithate komanda ne te cilen une bej pjese nuk ka pergjegjesi per te folur per kete ceshtje. Une mendoj se ushtria shqiptare ka bere pune te mire per demilitarizimin”, eshte shprehur ushtaraku i larte.

Ndersa ministri i Mbrojtjes theksoi se “lidhur me kete ceshtje qe kercenon sigurine e vendit, ne kemi mbeshtetjen maksimale te te gjitha vendeve anetare te NATO-s dhe nga vete NATO”.

Ministri i Mbrojtjes as nuk ka pranuar dhe as nuk ka mohuar, lajmet mediatike per nje leter te Shkelzen Berishes derguar Ministrise se Mbrojtjes ne lidhje me ligjin “Per Demontimin e Armeve”.

“Kam pershtypjen se kjo eshte nje gje e cila dhe me ligj duhet te jete e ndaluar, per te komentuar apo publikuar me tej informacione qe jane per hetim ne Prokurori”, eshte shprehur Oketa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›